Zaçaj: Shkëmbim i praktikave më të mira gjyqësore me Holandën

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë priti sot në një takim delegacionin e kryesuar nga kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot.


Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë priti sot në një takim delegacionin e kryesuar nga kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot.

Delegacioni holandez po zhvillon një vizitë disaditore në Shqipëri për intensifikimin e dialogut gjyqësor në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Fillimisht, Zaçaj falënderoi De Groot për mbështetjen e dhënë nga Gjykata e Lartë e Holandës për anëtarësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Europiane, gjatë Mbledhjes Përgatitore të Rrethit të Kryetarëve që u zhvillua në Tiranë në kuadër të kryesimit të kësaj Konference nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Më pas, palët shkëmbyen mendime për rolin e gjykatave kushtetuese dhe të larta në sistemet respektive, si dhe për limitet e ndërthurjet e juridiksioneve ndërmjet tyre gjatë interpretimit të Kushtetutës dhe ligjeve.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua lidhur me eksplorimin e mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy gjykatave me qëllim shkëmbimin e praktikave më të mira dhe referimin në standardet më të larta dhe të konsoliduara për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Në fokus të këtij takimi ishte edhe marrëdhënia e gjykatave me median, si dhe gjetja e mënyrave më të mira për përshtatjen me zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjisë dhe të informacionit.

Zaçaj informoi edhe mbi disa prej instrumenteve të prezantuara rishtazi nga Gjykata Kushtetuese si Udhërrëfyesi (Guida) për Jurisprudencën e kësaj gjykate, me qëllim rritjen e cilësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të jurisprudencës, si dhe bërja publike e seancave gjyqësore dhe komunikimet për median, me qëllim rritjen e transparencës dhe informimin në kohë reale të publikut lidhur me veprimtarinë e gjykatës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.