Begaj në ceremoninë e 60-vjetorit të Batalionit të Mbështetjes: Falë punës, është shndërruar në njesi elitë

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 60-vjetorit të themelimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.


Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 60-vjetorit të themelimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i Republikës vlerësoi përkushtimin e efektivëve ushtarakë, personelit civil dhe vizionin e drejtuesve të cilët e kanë shndërruar sot këtë batalion në njësi elitë dhe të modernizuar të strukturave mbështetëse të Forcave të Armatosura.

Duke iu referuar këtij rrugëtimi me sfida dhe sakrifica, Presidenti i Republikës theksoi gjatë fjalës së tij se kjo njësi kurrë nuk është ndalur në përmbushjen e misionit të saj.

Brezi i sotëm, theksoi Presidenti Begaj, trashëgon jo vetëm uniformën, por edhe nderin e atyre që shërbyen më parë, duke e mbajtur të gjallë frymën e përkushtimit ndaj atdheut.

Kjo njësi si të gjithë Forcat e Armatosura, theksoi Kreu i Shtetit, kanë hyrë në një epokë të re, më e motivuar në misionin e saj, më moderne në pajisje dhe aftësi dhe më e respektuar në shoqërinë shqiptare.

“Sot, uniforma e ushtarakut shqiptar është simbol i disiplinës, i përkushtimit dhe i dinjitetit kombëtar”, tha Begaj.

Duke iu referuar misioneve brenda dhe jashtë vendit, Begaj vlerësoi se “përmes disiplinës, profesionalizmit dhe përkushtimit të efektivëve tanë në misionet e NATO-s, të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, roli i Shqipërisë është forcuar dhe është bërë i dukshëm në arenën ndërkombëtare”.

Në kontekstin e sfidave gjeopolitike dhe ato të sigurisë, Kreu i Shtetit, nënvizoi bashkëpunimin me Aleancën Veriatlantike dhe rolin e partnereve strategjike veçanërisht të SHBA-së për paqen e stabilitetin si edhe mbështetjen në modernizimit të Forcave të Armatosura.

Një mirënjohje të veçantë në këtë ceremoni Presidenti, përcolli ndaj Truprojave të Nderit dhe Orkestrës Frymore të cilat kanë përfaqësuar me dinjitet jo vetëm Forcat e Armatosura, por edhe shtetin shqiptar në ceremoni kombëtare e ndërkombëtare.

“E them me bindje se efektivët e Truprojës së Nderit dhe Orkestrës Frymore e kanë nderuar uniformën e shenjtë me ngjyrat e flamurit”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Lexo më shumë nga

Gonxhja në Vlorë për sezonin e ri turistik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe ekipet e MTKS-së shkuan në Vlorë, në prag të sezonit të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja në Vlorë për sezonin e ri turistik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe ekipet e MTKS-së shkuan në Vlorë, në prag të sezonit të…