Tryeza e vlerësimit të riskut të integritetit, Goxhobelli: Hapa solidë për transformimin e Kadastrës

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) zhvilloi sot tryezë diskutimi për vlerësimin e riskut të integritetit të institucionit, një proces thelbësor për forcimin e transparencës, rritjen e besueshmërisë dhe garantimin e shërbimeve më të sigurta për qytetarët.


Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) zhvilloi sot tryezë diskutimi për vlerësimin e riskut të integritetit të institucionit, një proces thelbësor për forcimin e transparencës, rritjen e besueshmërisë dhe garantimin e shërbimeve më të sigurta për qytetarët.

Në tryezën e hapur morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, noterë, organizata të shoqërisë civile, si dhe partnerë ndërkombëtarë.

Aktiviteti u realizua me bashkëpunimin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, si edhe me pjesëmarrjen e përfaqësueses së Delegacionit të Bashkimit Europian, Cinzia Tarletti, të cilat theksuan rëndësinë e forcimit të integritetit institucional dhe domosdoshmërinë e përputhjes së reformave me standardet europiane.

Dokumenti shërben si bazë për Planin e Integritetit 2025–2027 të ASHK-së, i cili synon parandalimin e korrupsionit dhe rritjen e transparencës në sektorin e pronës.
Objektivat kryesore janë forcim i kontrollit të brendshëm; rritje e përgjegjësisë institucionale; më shumë besim nga qytetarët dhe bizneset në shërbimet e Kadastrës.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh se ky proces është një hap i rëndësishëm brenda angazhimeve që Shqipëria ka marrë në kuadër të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes së BE-së.

Në fjalën e saj, drejtoresha e përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, nënvizoi se ndonëse përvoja e qytetarëve me kadastrën nuk është konsoliduar plotësisht, hapat që po ndërmerren sot janë të rëndësishëm për transformimin e institucionit.

“Perceptimi jo gjithmonë pozitiv që ekziston kërkon punë, përkushtim dhe transparencë nga ana jonë. Por jam e bindur kur them se hapat që po hedhim sot janë solidë dhe mbi të gjitha janë një garanci e padiskutueshme për transformimin e Kadastrës në një institucion që u shërben qytetarëve, me standarde moderne dhe me fokus tek interesi i tyre”, u shpreh Goxhobelli.

Më tej, ajo theksoi rëndësinë e Planit të Integritetit.

“Plani i Integritetit, një program konkret për identifikimin e riskut në çdo drejtori dhe sektor të institucionit synon të parandalojë çdo formë abuzimi apo padrejtësie”, vuri në dukje ajo.

ASHK e konsideron këtë proces jo vetëm një detyrim ligjor, por mbi të gjitha një angazhim moral dhe institucional, në funksion të ndërtimit të një administrate moderne, efikase dhe të besueshme, në përputhje me standardet europiane.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.