Tatimet: Fatura e fiskalizuar, detyrim ligjor

Administrata Tatimore u bën thirrje qytetarëve dhe tatimpaguesve të bashkëpunojnë në luftën kundër informalitetit dhe shmangies së taksave, duke lëshuar dhe kërkuar fatura të fiskalizuara për çdo transaksion.


Administrata Tatimore u bën thirrje qytetarëve dhe tatimpaguesve të bashkëpunojnë në luftën kundër informalitetit dhe shmangies së taksave, duke lëshuar dhe kërkuar fatura të fiskalizuara për çdo transaksion.

Në një videomesazh informues, Tatimet shpjegojnë se, në zbatim të ligjit “Për faturimin dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, çdo tatimpagues është i detyruar të lëshojë faturë të fiskalizuar për çdo shitje mallrash apo ofrim shërbimi.

Nga ana tjetër, qytetarët kanë detyrimin ligjor të kërkojnë dhe të pajisen me faturë tatimore për çdo blerje apo shërbim.

Administrata Tatimore shpjegon dallimin mes faturës së fiskalizuar dhe asaj jo fiskale. Fatura e fiskalizuar përmban elemente identifikimi që e bëjnë të verifikueshme dhe të regjistruar automatikisht në sistem të tillë si: Numri Identifikues i Veçantë i Faturës (NIVF), kod unik që lidh faturën me subjektin lëshues; Numri i Sigurisë së Lëshuesit të Faturës (NSLF), siguron identifikimin e saktë të lëshuesit; Kodi QR, mund të skanohet dhe verifikohet në kohë reale përmes sistemit të Administratës Tatimore.

Faturat pa këto elemente nuk janë të fiskalizuara dhe nuk garantojnë regjistrimin e transaksionit.

Ndërsa faturat jo fiskale nuk përmbajnë asnjë nga këto elemente dhe nuk garantojnë që transaksioni është i regjistruar, duke krijuar mundësi për shmangie tatimore.

Administrata Tatimore paralajmëron qytetarët se edhe nëse një faturë jo fiskale ngjan vizualisht me një të fiskalizuar, verifikimi i saj është i mundur vetëm përmes skanimit të kodit QR. Nëse ky kod mungon ose nuk funksionon, fatura nuk është e fiskalizuar.

“Marrja e faturës është e drejtë dhe detyrim ligjor dhe një mënyrë për të siguruar që të gjitha transaksionet ekonomike të jenë transparente dhe të deklaruara,” thekson Administrata Tatimore, duke shtuar se mosmarrja e faturës favorizon informalitetin dhe shmangien e detyrimeve tatimore, çka dëmton klimën e biznesit, ekonominë dhe interesin publik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Gati ligji i ri për prefektët, do të jenë 12 zëvendësministra të Brendshëm në territor

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për prefektët e 12 qarqeve të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati ligji i ri për prefektët, do të jenë 12 zëvendësministra të Brendshëm në territor

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për prefektët e 12 qarqeve të…