Diplomohen studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Kumbaro: Do të mundësojmë që diplomat tuaja të vlerësohen globalisht

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, mori pjesë mbrëmjen e sotme në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, mori pjesë mbrëmjen e sotme në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës nga ku u tha të rinjve se janë brezi që do të përcaktojë se si do të jetë Shqipëria e nesërme.

“Në duart tuaja është ndërtimi i institucioneve më të forta, mbrojtja e drejtësisë, garantimi i lirisë dhe përfaqësimi i vlerave më të mira të vendit tonë”, tha Kumbaro duke përshëndetur të sapodiplomuarit.

Ministrja Kumbaro u shpreh e emocionuar nga kjo pjesëmarrje pasi siç u shpreh ajo, rikthehet pas 12 vitesh në arsim.

“Kjo është një festë akademike që na bën krenarë të gjithëve, por është edhe një ritual që na tregon forcën që ka arsimi në një botë gjithmonë në ndryshim, forcën e universitetit si institucion që i mban të forta themelet e një shoqërie në evoluim”, tha Kumbaro.

Duke iu drejtuar të diplomuarve, ajo vuri në dukje rëndësinë që juristët e rinj kanë në proceset e sotme shoqërore dhe politike, në prag të integrimit europian.

“Shqipëria, me reformën në drejtësi, ka shumë nevojë për juristë të rinj, profesionistë që ndihen pjesë e një misioni më të madh siç është forcimi i shtetit të së drejtës, konsolidimi i institucioneve, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe integrimi europian i vendit”, theksoi Kumbaro.

Në fjalën e saj, Kumbaro nënvizoi vizionin e qeverisë për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

“Dhjetë vite pas reformës përmes së cilës shkundëm pluhurin që i zinte frymën shumë prej institucioneve dhe mbulonte përgjithësisht krejt sektorin, do të hapim kantierin e një rishikimi të ligjit të arsimit të lartë, për ta përshtatur atë me nevojat e kohës. Do të fokusohemi në ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor. Standardet e cilësisë do të sigurohen në përputhje me Zonën Europiane të Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor, duke bërë që diplomat tuaja të vlerësohen globalisht”, tha Kumbaro.

Në këtë kuadër, ministrja Kumbaro përmendi edhe bashkëpunimet e Universitetit të Tiranës me Universitetin Teknologjik të Compiegne në Francë, të Universitetit Bujqësor me BOKU-n e Vjenës, si dhe projektet për rilindjen e kampuseve në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.