Festa e Mjaltit, Balla: Librazhdi një nga prodhuesit më të mëdhenj në Shqipëri

Në Ditën Botërore të Turizmit, në Librazhd u zhvillua panairi i mjaltit dhe i prodhimeve bujqësore të zonës.


Në Ditën Botërore të Turizmit, në Librazhd u zhvillua panairi i mjaltit dhe i prodhimeve bujqësore të zonës.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Në fjalën e tij Balla theksoi rëndësinë që ka kjo zonë për prodhimin cilësor të mjaltit dhe zhvillimin e turizmit malor.

“Librazhdi është një prej prodhuesve më të mëdhenj të mjaltit në Shqipëri, me shumë cilësi me shumë varietete, duke përfshirë këtu dhe varietete i themi të rralla për shkak të kullotës, siç është pjesa që lidhet me mjaltin e zonës së Gurakuqit, mjalti i gështenjës apo dhe plot shumëllojshmëri të tjera”, theksoi Balla.

Balla ftoi vizitorët të zbulojnë potencialin turistik të zonës.

“Mesazhi sot në ditën e turizmit është për gjithë ata që ende nuk e dinë se çfarë ofron Librazhdi: janë të mirëpritur, Librazhdi ofron turizëm 12-mujor për shkak të hapësirës së madhe është një prej bashkive me sipërfaqen më të madhe që ka brenda vetes plot destinacione malore. Por ajo që është le të themi e veçanta e kësaj zone është mikpritja e banorëve dhe gatimet shumë shijshme”, tha Balla.

Nga Parku Kombëtar i Shebenikut, deri në Sopot shtrihen zona me bimësio të pasur, duke u siguruar bletëve të bletërritësve të zonës ushqim të pastër dhe si rezultat një mjaltë të cilësisë së lartë.

Burimi ATSH

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…