Manja i lë stafetën Lamallarit: Objektiv finalizimi i kapitullit “Themeloret” në negociatat me BE

Tashmë në krye të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja kaloi sot stafetën tek ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.


Tashmë në krye të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja kaloi sot stafetën tek ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Në ceremoninë e prezantimit të Lamallarit nga Kryeministri Edi Rama, Manja tha se gjatë katër viteve në drejtimin e kësaj ministrie janë bërë plot punë të mira në shërbim të qytetarëve, por edhe në rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Besfort Lamallari vjen në krye të kësaj ministrie, për të çuar në një stad tjetër më të lartë punët që kemi nisur, për të mbyllur brenda vitit 2027 negociatat me BE-në, ku “Themeloret” që është kapitulli më i rëndësishëm janë pesha e kësaj ministrie”, tha Manja.

Manja iu drejtua ministrit Lamallari, besimplotë se në krye të ministrisë së Drejtësisë, ai do ia dalë që të finalizojë kapitullin “Themeloret” që është çelur i pari dhe do mbyllet i fundit sepse sipas Manjës, gjithçka lidhet me shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.

“Mua më ke në dizpozicion në çdo rast që do të nevojitet një këshillë e imja, për shkak të përvojës katërvjeçare në krye të kësaj ministrie”, vijoi ai.

Manja e konsideroi këtë moment, si një kalim stafete, por kauza për Shqipërinë 2030 në BE, mbetet sipas tij një angazhim i përbashkët.

“Shqipëria 2030 në Evropë, ky është vizioni dhe kauza e Edi Ramës, për këtë i jam bashkuar para 16 viteve kur lashë profesionin e prokurorit. Dhe është nderi i jetës sime që të jem përkrah Edi Ramës dhe kësaj skuadre, kur kanë ngelur edhe pak kilometra për të qenë anëtarë me të drejta të plota në BE”, theksoi Manja.

Manja e garantoi Kryeministrin Edi Rama, që do të vijojë punën me të njëjtën përkushtim, edhe në detyrën e re si kryetar i Komisionit të Ligjeve, përpos përvojës si parlamentar.

“Largohem fizikisht nga kjo ministri, por puna dhe kauza jonë për Shqipërinë në BE është e përbashkët”, përfundoi Manja.

Rama: Shqipëria drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike, rritje e të ardhurave rreth 32% e PBB deri në 2030-ën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po vijon rritjen e qëndrueshme ekonomike, duke e pozicionuar vendin ndër ekonomitë me…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike, rritje e të ardhurave rreth 32% e PBB deri në 2030-ën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po vijon rritjen e qëndrueshme ekonomike, duke e pozicionuar vendin ndër ekonomitë me…