“Liri a vdekje” do të shfaqet i restauruar në Tirana International Film Festival

Arviki Qendror Shtetëror i Filmit bëri me dije se premiera e filmit të restauruar do të jetë mbrëmjen e 27 shtatorit, në kinema “Millennium”.


Liri a vdekje”, një film i kthyer në thirrje për atdhedashuri, sakrificë dhe qëndresë, do të shfaqet i restauruar për publikun në natën e fundit të Tirana International Film Festival.

Filmi mbart një emocion të veçantë, sepse ngjizet nga një bashkëpunim unik i dy regjisorëve të cilët krijuan gjithmonë në harmoni të plotë: Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro. Regjisorët sollën përmes këtij filmi jo vetëm betejën kundër pushtimit, por edhe forcën shpirtërore të një populli që refuzoi të përkulej.

Filmi është prodhim i vitit 1979, me skenar të të madhit Vath Koreshi dhe muzikë të kompozitorit të shquar Kujtim Laro.

Arviki Qendror Shtetëror i Filmit bëri me dije se premiera e filmit të restauruar do të jetë mbrëmjen e 27 shtatorit, në kinema “Millennium”.

Roli i Çerçiz Topullit, i interpretuar në këtë vepër madhore, prej aktorit Timo Flloko, është ndër interpretimet më të spikatura të kinemasë shqiptare kur bëhet fjalë për figurat historike të Rilindjes dhe të Luftës për Pavarësi.

Një nga veçantitë e interpretimit është se Timo Flloko arrin të përçojë jo vetëm idealin e lirisë, por edhe dramën e sakrificës. Kjo e bën figurën e Çerçizit jo të ftohtë, por prekëse. Dhe për këtë arsye, interpretimi i Timo Fllokos si Çerçiz Topulli mbetet një nga momentet kulmore të kinematografisë shqiptare, ku aktori dhe heroi u bënë njësh.

Burimi ATSH

Gjiknuri: Draft i përbashkët me opozitën për financimin e partive

Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri konfirmoi sot se mazhoranca dhe opozita do…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gjiknuri: Draft i përbashkët me opozitën për financimin e partive

Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri konfirmoi sot se mazhoranca dhe opozita do…