Shfaqje tradicionale saudite dhe ekspozita unike në Pallatin e Kongreseve

Java Kulturore e Arabisë Saudite në Shqipëri është një dëshmi e respektit të ndërsjellë dhe dëshirës për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi përmes kulturës.


Shqipëria mirëpret për herë të parë Javën Kulturore të Arabisë Saudite, një ngjarje e veçantë që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nga 16 deri më 20 shtator, si pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

Kjo iniciativë synon të forcojë lidhjet kulturore dhe miqësore midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite përmes shkëmbimeve artistike, traditës dhe historisë.

Në ditën e dytë të aktivitetit, publiku shqiptar pati mundësi të përjetojë një shfaqje artistike autentike, ku u prezantua muzika tradicionale saudite, interpretuar me instrumente karakteristike dhe të shoqëruara me koreografi moderne, që sollën një bashkëdyzim mes trashëgimisë dhe stilit bashkëkohor. Shfaqja tërhoqi interesin e gjerë të vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj që ndodhen në vend gjatë këtij sezoni.

Përgjatë gjithë javës, Pallati i Kongreseve është shndërruar në një hapësirë kulturore të gjallë, ku vizitorët mund të eksplorojnë ekspozita me dorëshkrime arabe të rralla, kënde të punimeve artizanale, ku mjeshtrit sauditë demonstrojnë teknika tradicionale, demonstrime të kulinarisë autentike, me shefa të njohur sauditë, shfaqje të instrumenteve muzikore tradicionale dhe performanca live, modë, arte pamore, projeksione filmash dhe koncerte.

Një seksion i veçantë i është dedikuar shkrimtarëve sauditë, veprat e të cilëve janë përkthyer në gjuhën shqipe, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit letrar dhe kulturor.

Ngjarja organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, si dhe institucioneve kulturore saudite, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Java Kulturore e Arabisë Saudite në Shqipëri është një dëshmi e respektit të ndërsjellë dhe dëshirës për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi përmes kulturës.

Kjo javë e pasur me ngjarje kulturore, artistike dhe sociale, jo vetëm që promovon trashëgiminë saudite në Shqipëri, por gjithashtu krijon hapësira të reja për dialog ndërkulturor, bashkëpunim profesional dhe afrim mes popujve.

Burimi ATSH

Vengu: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin në misionet e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari, nga ku vlerësoi…

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vengu: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin në misionet e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari, nga ku vlerësoi…