Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyjë e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zapryanov, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i lartë.


Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zapryanov, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i lartë.

Gjatë vizitës në Tiranë, ministri bullgar u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Gjatë takimit, të dy ministrat theksuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, duke vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal përballë sfidave të përbashkëta në Evropën Juglindore.

Në qendër të diskutimeve ishin projektet strategjike për industrinë dhe infrastrukturën, përfshirë Korridorin VIII dhe portin në Porto Romano, si nyjë të rëndësishme për rritjen e lëvizshmërisë së forcave aleate të NATO në rajon.

Ministrat rikonfirmuan angazhimin për të vijuar kontributin e përbashkët në misionet ndërkombëtare, ku Shqipëria dhe Bullgaria shërbejnë së bashku në Forcën e Përparuar të NATO-s në Bullgari dhe në misionin KFOR në Kosovë, si dëshmi e vendosmërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ministri Atanas Zapryanov mbajti një ligjëratë para kadetëve të Akademisë së Forcave të Armatosura.

“Në fjalimin e tij, ai paraqiti prioritetet e politikës mbrojtëse bullgare, duke theksuar rolin e Bullgarisë si aleat aktiv dhe i besueshëm në NATO, nevojën për përshtatjen në kushtet e kërcënimeve të reja – përfshirë ato në hapësirën kibernetike, si dhe përpjekjet për modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve të mbrojtës të shtatit bullgar. Ministri nënvizoi rëndësinë e arsimit dhe trajnimit profesional për oficerët e ardhshëm në situatën aktuale të sigurisë”, bëri të ditur ambasada bullgare në Tiranë.

Ministri Atanas Zapryanov do të marrë pjesë në hapjen solemne të vitit të ri shkollor në “shkollën e së dielës” për mësimin e gjuhës bullgarе “Hristo Botev” në Tiranë, e cila për herë të parë do të funksionojë nën egidën e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. Eventi do të zhvillohet në godinën e misionit diplomatik në prani të përfaqësuesve të komunitetit bullgar, nxënësve, mësuesve dhe prindërve.

Ceremonia përkon simbolikisht me 15 shtatorin – ditën e parë të shkollës në Bullgari. Shkolla e së dielës do të jetë jo vetëm një institucion edukativ, por edhe një qendër e rëndësishme për ruajtjen e gjuhës, historisë dhe identitetit kombëtar të komunitetit bullgar në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Progresraporti i KE, pasqyrë e pakthyeshmërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pasi Komisioni Europian publikoi raportin e progresit për Shqipërinë 2025, i…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

MEPJ: Progresraporti i KE, pasqyrë e pakthyeshmërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pasi Komisioni Europian publikoi raportin e progresit për Shqipërinë 2025, i…