Turi “Conoscere l’Albania”, mjetet Fiat Topolino ndalojnë në Përmet

Rrugët e Shqipërisë nga data 5-15 shtator po transformohen në një paradë klasike falë mbërritjes së Fiat Topolino-s legjendare në kuadër të turit “Conoscere l’Albania”.


Rrugët e Shqipërisë nga data 5-15 shtator po transformohen në një paradë klasike falë mbërritjes së Fiat Topolino-s legjendare në kuadër të turit “Conoscere l’Albania”.

Turistët italianë, bashkë me pasionin e tyre për makinat retro kanë sjellë në vendin tonë bukurinë e simbolit të historisë automobilistike.

Pas Krujës, ndalesa e radhës këtë fundjavë ishte qyteti i Përmetit, ku qytetarë të shumtë, por edhe turistë të huaj kanë treguar interes për automjetet retro.

Mjetet e vendosura në sheshin kryesor të qytetit bashkuan historinë, natyrën dhe pasionin për automjetet klasike, duke e bërë Përmetin pjesë të këtij udhëtimi unik që lidh Shqipërinë me Italinë.
Ky tur është vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm që do t’i çojë turistët e huaj në qytete dhe vende të mrekullueshme shqiptare.

Mjetet retro do të kalojnë edhe në Tiranë, Berat, Vlorë, Sarandë, Butrint, Gjirokastër, Korçë, Pogradec, etj, duke i ofruar publikut mundësinë të admirojë nga afër këto automjete.

Fiat Topolino, i prodhuar për herë të parë në vitin 1936, konsiderohet si një nga simbolet e motorizimit masiv në Evropë. Sot, ta shohësh atë të parakalojë nëpër fshatrat dhe brigjet historike të Shqipërisë do të jetë një mundësi unike për të rriturit dhe fëmijët, entuziastët dhe kuriozët.

Lexo më shumë nga

Rama: Program për të pajisur familjet me ndihmë ekonomike me kartë për ushqimet bazë

Kryeministri, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 3…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Program për të pajisur familjet me ndihmë ekonomike me kartë për ushqimet bazë

Kryeministri, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 3…