
AKSK, stërvitje për sigurinë kibernetike me specialistë nga Emiratet e Bashkuara
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka zhvilluar për dy ditë me radhë një ushtrim praktik me përfaqësues të kompanisë CPX, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka zhvilluar për dy ditë me radhë një ushtrim praktik me përfaqësues të kompanisë CPX, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
AKSK njofton se kjo stërvitje vjen në kuadër të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Qëllimi i këtij ushtrimi ishte forcimi i kapaciteteve institucionale dhe ndërsektoriale për parandalimin, reagimin dhe rikuperimin nga incidentet kibernetike, duke rritur qëndrueshmërinë e infrastrukturave kritike dhe besimin e qytetarëve në shërbimet digjitale”, thuhet në njoftim.
Drejtori i përgjithshëm i AKSK-së, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e këtyre stërvitjeve, të cilat jo vetëm rrisin gatishmërinë e ekipeve teknike, por edhe forcojnë sigurinë kombëtare në një kohë kur sfidat kibernetike janë gjithnjë e më komplekse dhe me ndikim ndërkombëtar.
Sipas AKSK-së, ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm dhe të besueshëm kibernetik, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
Burimi ATSH