Shfaqje me kukulla në shqip për fëmijët e diasporës në SHBA

Teatri Kombëtar i Kukullave, në bashkëpunim me Teatrin e Diasporës ka realizuar 5 shfaqje me kukulla, për fëmijët e diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Teatri Kombëtar i Kukullave, në bashkëpunim me Teatrin e Diasporës ka realizuar 5 shfaqje me kukulla, për fëmijët e diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për fëmijë, Melsi Qirici, në një postim online, e vlerësoi këtë bashkëpunim si, një kapitull te ri të krenarisë sonë kombëtare.

Nga bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve përfituan fëmijët shqiptarë që po rriten larg atdheut. Mijëra kilometra larg Shqipërisë, ata panë shfaqje në gjuhën amtare. Shfaqjet ngjallën emocione si dhe patën një jehonë tek komuniteti shqiptar atje, por edhe në media.

Gazeta “Dielli” shkroi: “Shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Nju Jork hapin siparin e vitit të ri shkollor dhe mundësinë e një bashkëpunimi me perspektivë”.

Këto shfaqje përkonin me një moment historik për komunitetin shqiptar, përfshirjen e gjuhës shqipe në komunikimet zyrtare të shkollave publike të Nju Jorkut.

“Vatra” e Boston-it shkroi se ky është një rast i rrallë dhe i paharrueshëm për fëmijët shqiptarë që të shohin shfaqje artistike në gjuhën amtare dhe të lidhen më shumë me kulturën tonë.

Drejtoresha e QKKF vlerësoi veçanërisht artistet Klaudia Hila, Esmeralda Kame dhe Ermonela Alikaj, të cilat përfaqësuan me dinjitet dhe pasion teatrin shqiptar në skenat e Amerikës.

“Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ri mes Teatrit të Kukullave dhe Teatrit të Diasporës, një mision për ta çuar teatrin tonë kudo ku flitet shqip”, u shpreh Qirici.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Transformimi urban i Shqipërisë, Rama pret studentë e pedagogë nga Zvicra

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një grup studentësh dhe pedagogësh nga Katedra Newrope e ETH Zurich (Zvicër).

Global 360

Kurti nuk i siguron votat për formimin e Qeverisë së re

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Transformimi urban i Shqipërisë, Rama pret studentë e pedagogë nga Zvicra

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një grup studentësh dhe pedagogësh nga Katedra Newrope e ETH Zurich (Zvicër).