Policia bashkiake: Pronarët kanë 30 ditë afat për të larguar mjetet e braktisura

Pronarët e automjeteve të braktisura duhet t’i largojnë ato brenda 30 ditëve, përndryshe policia bashkiake e Tiranës do të ndërhyjë për heqjen e tyre.


Pronarët e automjeteve të braktisura duhet t’i largojnë ato brenda 30 ditëve, përndryshe policia bashkiake e Tiranës do të ndërhyjë për heqjen e tyre.

Njoftimi i policisë bashkiake të kryeqytetit vjen në kuadër të punës për lirimin e hapësirave publike, një prioritet i shpallur nga kryeministri Edi Rama.

Policia bashkiake e Tiranës njoftoi sot pronarët e mjeteve se, nëse nuk i largojnë ato brenda afatit të përcaktuar, automjetet do të transportohen në vendin e përcaktuar për depozitimin e mjeteve të braktisura.

“Lirojmë hapësirat publike, përmirësojmë qarkullimin dhe krijojmë një qytet më të rregullt,” thekson policia bashkiake, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve.

Në këtë kuadër, policia bashkiake fton qytetarët të raportojnë çdo mjet të braktisur në lagjet e tyre, duke dërguar foto dhe lokacion në numrin e telefonit 0689500030.

E konsideruar si një nismë e domosdoshme për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj komunitetit, lirimi i hapësirave publike synon gjithashtu të rikthejë funksionalitetin e bizneseve dhe sipërmarrjeve, por edhe individëve në hapësirat publike në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet Rregullorja Kombëtare, e cila do të përcaktojë me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset. Sipas tij, “për çdo karrige të vendosur në hapësirën e kufizuar, subjekti duhet të kontribuojë me një pemë në Fondin e Gjelbër, që do të krijojë qeveria e re”.

Po ashtu, Rama ka bërë të ditur se do të ashpërsohen dënimet penale dhe administrative për shkeljet që lidhen me hapësirat publike.

Procesi i lirimit të hapësirave publike nisi në fillim të korrikut, ndërsa Kryeministri ka deklaruar se “ofensiva” do të mbetet në fokus të pushtetit vendor dhe qendror në kuadër të programit “Rilindja Urbane 2.0”.

Në shërbim të qytetarëve është vënë edhe portali “Hapësiraime.gov.al”, ku deri më sot janë raportuar 10 351 raste, prej të cilave 7 137 janë zgjidhur, ndërsa 3 214 janë në proces.

Lexo më shumë nga

Salla me zyrtarin e FAO-s: Modernizim i bujqësisë dhe mbështetje pas përmbytjeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, zhvilloi një takim…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla me zyrtarin e FAO-s: Modernizim i bujqësisë dhe mbështetje pas përmbytjeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, zhvilloi një takim…