Ogerta Manastirliu, kandidate e PS-së për bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ogerta Manastirliu është kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ogerta Manastirliu është kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës.

Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama tha se Tirana ndodhet në emergjencë prej 7 muajsh për shkak se kryetari i saj i zgjedhur ndodhet në burg, ndaj kjo çështje duhet adresuar.

Rama tha se duhet hapur rruga për zgjedhje të reja në kryeqytet, duke propozuar Ogerta Manastirliun për të kërkuar besimin si kryetare e bashkisë.

“Ogerta Manastirliu është forca e qetë e Tiranës, e punonjëses dhe drejtueses së dikurshme të punëve sociale në bashkinë e Tiranë dhe gruas e nënës që ka rritur vajzat e saj të shkëlqyera në këtë qytet, e qytetares dhe menaxheres shembullore që nevojitet në këtë situatë për të kuruar plagët e pahapura të qeverisjes së çalë të këtij viti tejet të vështirë për kryeqytetin dhe për të çuar punën tonë transformuese për Tiranën 2030 kryeqytet i Europës së Ballkanit”, tha Rama.

Duke iu drejtuar Manastirliut, kryeministri Rama u shpreh se “e di që nuk do ma falësh kollaj për një kohë mbase më të gjatë kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe Tirana ka nevojë për PS-në si lokomotiva për servisin e vet të vetëm. Prandaj PS nuk ka më as si pret, as çfarë pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë duke ngjitur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur”.

“Duhet të më besosh ti dhe duhet të më besojnë të gjithë, nuk kemi pse dhe pse e kërkojmë një profil dhe një person më të përshtatshëm për t’i kërkuar popullit të Tiranës mbështetjen e tij dhe për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e saj më optimale. Është radha jote e nderuar dhe e dashur Ogerta të udhëheqësh Tiranën me ambicien, qetësinë që të ka karakterizuar në të gjitha detyrat sfiduese ku ke spikatur deri tani”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “detyra jonë është të mbështesim me gjithsej, fillimisht duke u vënë në rresht pas teje, për të marrë votëbesimin e merituar nga komuniteti i madh i kryeqytetit për kandidaturën bindëse të PS-së siç morëm edhe falë drejtimit tënd të mençur një mandat më shumë më 11 maj duke realizuar objektivin për Tiranën”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sot, Dita Botërore e Turizmit

E shpallur si e tillë që prej vitit 1980, kjo ditë shërben çdo vit për të nxjerrë në pah rëndësinë…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sot, Dita Botërore e Turizmit

E shpallur si e tillë që prej vitit 1980, kjo ditë shërben çdo vit për të nxjerrë në pah rëndësinë…