Ermal Shena emërohet drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme ndryshimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.


Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme ndryshimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Kështu, Kastriot Gurra është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Ish-kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra u emërua në këtë post në 11 janar të vitit 2024.

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot në postin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Ermal Shenën.

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin (ASHSH) është një institucion publik qendror, i krijuar për të menaxhuar procesin e shpronësimeve dhe përfitimit të pasurive të paluajtshme që shteti merr për interes publik.

Misioni i ASHSH-së është të garantojë që procedurat e shpronësimit ose të marrjes në përdorim të përkohshëm, për interes publik, të pasurive të personave fizikë ose juridikë privatë në të gjithë territorin e Republikën e Shqipërisë të realizohen në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, duke garantuar transparencën, barazinë e shtetasve dhe mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të tyre pasurore.

Burimi ATSH

Mbahet simpoziumi për të studiuar veprat e Xi Jinping mbi kulturën

Të premten në Pekin u mbajt një simpozium për të studiuar vëllimin e parë dhe të dytë të veprave të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbahet simpoziumi për të studiuar veprat e Xi Jinping mbi kulturën

Të premten në Pekin u mbajt një simpozium për të studiuar vëllimin e parë dhe të dytë të veprave të…