Koçiu: “Gjyshet për fëmijët”, dashuri dhe mbështetje për të vegjlit në përkujdesje sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se ka nisur zbatimi i projektit më të ri “Gjyshet për fëmijët”.


Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” kaluan një javë të paharrueshme në kampin veror në Ecopark Dumrea, në Belsh, Elbasan, ndërsa kishin edhe praninë e dy gjysheve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se ka nisur zbatimi i projektit më të ri “Gjyshet për fëmijët”.

“Zhuljetën e takova në kampin e fëmijëve dhe më la mbresa me dashurinë, urtësinë dhe përkujdesjen e saj. Si pjesë e projektit “Gjyshet për fëmijët”, ajo viziton shpesh fëmijët e “Zyber Hallulli”-t, duke u bërë për ta një gjyshe e vërtetë, me këshilla, ngrohtësi dhe mbështetje, ashtu si vetëm gjyshet dinë të japin”, shkruan ministrja.

Vetë gjyshe Zhuljeta u shpreh se në fokus të projektit është që të ndërtojmë për fëmijët atë realitet që atyre u mungon.

“Ishte rastësi që unë të njoh Valbonën. Më tha të vija të prezantoja librat e mi, duke qenë mësimdhënëse e kam shumë afër shkrimin tim me botën e fëmijëve. Dy takime që kisha bërë me ata dhe përqafimi që ndjetë sot, më bëri ta ndjej botën pjesë të tyre. Projekti “Gjyshët për Fëmijët” në kuptimin që familja ka nevojë për të gjitha dashuritë dhe të ofronim intimitetin e gjyshes. Si do të më thonin “nënë” dhe tani më thërrasin të gjithë “nëna”, “nëna”. Ne jemi këtu për të ndërtuar atë realitet që atyre u mungon!”, u shpreh Zhuljeta.

Gjyshe Zhuljeta tha më tej se “ne që jemi në pension mund të japim diçka me eksperiencën tonë edhe si prind edhe si edukator, por edhe shoqëria të jetë e interesuar, të gjitha shtresat e shoqërisë për të bashkëvepruar që shoqëria të jetë e saktë”.

Programi ka për qëllim të sjellë në jetën e fëmijëve që rriten në institucionet e përkujdesit social, figurën e ngrohtë, të përkushtuar dhe mbështetëse të gjyshes.

Ky program jo vetëm që kontribuon në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve, por krijon gjithashtu mundësi të vlefshme për angazhimin aktiv të gjysheve në jetën shoqërore, duke nxitur përmbushjen personale dhe përmirësimin e shëndetit mendor të tyre.

Burimi ATSH

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…