Balluku: Rruga e re Qukës–Qafë Plloçë, faqe e re zhvillimi për juglindjen

Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në juglindje të Shqipërisë është tashmë realitet.


Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në juglindje të Shqipërisë është tashmë realitet.

Rruga e re Qukës–Qafë Plloçë ka përfunduar dhe është vënë në funksion, duke sjellë lehtësim të ndjeshëm të qarkullimit dhe shkurtim të kohës së udhëtimit mes Tiranës dhe zonave të juglindjes së vendit.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndau në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga aksi i sapondërtuar, duke e cilësuar këtë rrugë jo vetëm si një investim strategjik, por edhe si një destinacion të ri për të eksploruar bukuritë natyrore shqiptare.

“Vizitoni aksin e ri Qukës–Qafë Plloçë, i cili afron juglindjen e vendit me kryeqytetin, duke hapur edhe një faqe të re zhvillimi për të gjithë zonën”, shkroi Balluku.

Rruga është ndërtuar sipas standardeve më të mira inxhinierike dhe përshkon një terren panoramik me peizazhe të rralla, duke i shtuar vlerë jo vetëm lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, por edhe promovimit të turizmit natyror dhe kulturor në rajon.

Me përfundimin e këtij aksi strategjik, pritet që të rritet ndjeshëm aksesueshmëria e zonave si Pogradeci, Korça dhe Librazhdi, ndërsa zhvillimi ekonomik, bujqësor dhe turistik do të marrë një hov të ri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Besimtarët ortodoksë marrin dritën e Pashkës në meshën e mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

“Ejani merrni dritë nga drita që nuk perëndon”, kjo thirrje mblodhi besimtarët në meshën e mesnatës në Katedralen Ortodokse “Ngjallja…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Besimtarët ortodoksë marrin dritën e Pashkës në meshën e mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

“Ejani merrni dritë nga drita që nuk perëndon”, kjo thirrje mblodhi besimtarët në meshën e mesnatës në Katedralen Ortodokse “Ngjallja…