Teatri i Kukullave së shpejti me hapësirën e tij muzeale

Kryeqytetit së shpejti do t’i shtohet një hapësirë tjetër muzeale.


Kryeqytetit së shpejti do t’i shtohet një hapësirë tjetër muzeale. Në Teatrin e Kukullave ka nisur puna për pasurimin me ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike, ku do të prezantohen arkiva të shfaqjeve të kukullave ndër vite, duke e bërë vizitën e vogëlushëve edhe më interesante për t’u njohur me magjinë e skenës.

Në një postim sot në rrjetet sociale ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se një pjesë e veçantë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar, aty ku u hodhën hapat e parë të jetës parlamentare në vend. Dokumentet, fotografitë dhe objektet e ekspozuara do ta bëjnë këtë hapësirë një pikë referimi për vizitorë vendas dhe turistë të huaj, të cilët kanë shfaqur interes gjithnjë e më të madh për këtë aspekt të historisë.

Ndërkohë, repertori i shfaqjeve të Teatrit të Kukullave vijon të zgjerohet me premiera të reja dhe një interes gjithnjë në rritje nga publiku. Vetëm gjatë këtij viti, pas përurimit të godinës së restauruar, janë dhënë mbi 120 shfaqje me mbi 17500 spektatorë, të vegjël dhe të rritur.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…