Rama ndan pamje nga parku rekreativ “Dua të luaj” në Berat

Parku “Dua të luaj” në Berat është një tjetër hapësirë çlodhëse dhe rekreative për qytetarët dhe turistët që vizitojnë këtë qytet.


Parku “Dua të luaj” në Berat është një tjetër hapësirë çlodhëse dhe rekreative për qytetarët dhe turistët që vizitojnë këtë qytet.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky park rekreativ, i ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Dua të luaj”, që po zhvillohet në disa bashki.

Në park janë mbjellë 300 pemë, ka kënd lojërash, pistë vrapimi, kalçeto, fushë basketboll, fushë volejbolli, fushë tenisi, fushë padel, ambiente të gjelbra dhe stola për të pushuar.

Projekti “Dua të luaj” synon rritjen e mirëqenies së komunitetit dhe dhënien e mundësisë për zhvillimin motorik të brezave të rinj.

Ky projekt konsiston në ndërtimin e këndeve që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike të fëmijëve të moshave të ndryshme dhe që aksesohet nga të gjithë; rimodelimin apo përmirësimin e këndeve të lojërave ekzistues të degraduar, me qëllim rritjen e aksesit dhe bashkëveprimin me elementet natyrorë; si dhe krijimin e infrastrukturave të cilat ndikojnë në sigurinë për grupmoshat 0-14 vjeç, si p.sh., sinjalistikë në infrastrukturën rrugore, barriera dhe hapësira urbane rrethuese në këndet ekzistuese, etj.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ndan pamje nga parku rekreativ “Dua të luaj” në Berat

Parku “Dua të luaj” në Berat është një tjetër hapësirë çlodhëse dhe rekreative për qytetarët dhe turistët që vizitojnë këtë…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama ndan pamje nga parku rekreativ “Dua të luaj” në Berat

Parku “Dua të luaj” në Berat është një tjetër hapësirë çlodhëse dhe rekreative për qytetarët dhe turistët që vizitojnë këtë…