Nis festivali i komedisë “KoKo Fest 2025” në Korçë

Edicioni i 12-të i festivalit sjell një program të larmishëm me 7 shfaqje, ku marrin pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia.


Në Korçë ka nisur edicioni i 12-të i Festivalit Mbarëkombëtar “KoKo Fest”, i cili për shtatë net me radhë do të sjellë në skenë shfaqje të zhanrit të komedisë.

“KoKo Fest” u çel mbrëmjen e së dielës në teatrin “Andon Zako Çajupi” me komedinë britanike “Një martesë, një divorc dhe një funeral”, me regji të Rovena Lules dhe aktoret Zamira Kita, Olta Daku, Egla Ceno dhe Paola Kodra.

Edicioni i 12-të i festivalit sjell një program të larmishëm me 7 shfaqje, ku marrin pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia.

Në skenë do të ngjiten Teatri “Skampa” i Elbasanit, “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri “Barleta” nga Italia, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, si dhe Teatri “Bekim Fehmiu” nga Prizreni.

Festivali do të zgjasë deri më 6 shtator, ndërsa një juri prestigjioze do të vlerësojë interpretimet më të mira.

Lexo më shumë nga

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë…