Koçiu: Vendosja e pacemaker-it për mbi 500 pacientë çdo vit

Shërbimi i Kardiologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ofron kushte dinjitoze dhe trajtim me teknologji moderne për çdo pacient.


Shërbimi i Kardiologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ofron kushte dinjitoze dhe trajtim me teknologji moderne për çdo pacient.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot një video nga Shërbimi i Kardiologjisë ku është vendosur pacemaker-i (stimulus kardiak), që sipas ministres nuk është thjesht një ndërhyrje mjekësore, por një mundësi për jetë të re për mbi 500 pacientë çdo vit.

“Shërbimi i Kardiologjisë në QSUT, aty ku çdo ditë puna nis me misionin për t’i rikthyer zemrës ritmin e saj të sigurt. Vendosja e pacemaker-it (stimuluesit kardiak) nuk është thjesht një ndërhyrje mjekësore, por një mundësi për jetë të re për mbi 500 pacientë çdo vit. Shëndetësia 2030”, theksoi ministrja.

Pacemaker-i është një pajisje elektrostimuluese kardiake, që imiton impulset e rregullta të zemrës, në rast se zemra rreh shumë ngadalë.

Pacemaker-ët përbëhen nga një bateri, që ka funksionin e nyjës atriale, dhe sondat (elektrodat, fije teli) që nëpërmjet një ene gjaku (vene) vendosen në zemër. Përmes këtyre telave transmetohet informacion, dhe sipas një programimi të paracaktuar të pacemaker-it, nxiten impulse elektrike drejt muskulit të zemrës.

/Burimi ATSH

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malësia e Madhe nderon Brojën, Mitajn dhe Uldedajn me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si…