Situatë kritike nga zjarri në Delvinë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilluan mbrëmë një mbledhje në Delvinë.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilluan mbrëmë një mbledhje në Delvinë.

Në këtë mbledhje ku morën pjesë edhe drejtuesit vendorë u koordinua plani i masave për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në qytet.

Aktualisht situata mbetet kritike në Delvinë. Zjarri ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës. Flakët vijojnë në kodrat përreth qytetit, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter. Energjia elektrike është ndërprerë.

Zjarri mori përmasa të mëdha gjatë orëve të mbrëmjes të së martës. Flakët, e nisura fillimisht në Finiq, kaluan në territorin e Delvinës. Banorët u evakuuan, ndërsa zhvendosje u bë edhe për pacientët dhe stafin mjekësor të spitalit.

Prej godinës së spitalit u zhvendosën edhe bombolat e oksigjenit, pasi rrezikoheshin nga zjarri. Transferimi i pacientëve, mjekëve dhe pajisjeve u bë përkohësisht në Pallatit të Kulturës.

Zjarri rrezikoi edhe puset e naftës. Banorët theksuan se flakët u përhapën shumë shpejt. Autoritetet theksojnë se nuk ka më rrezik për banesat.

Më herët, gjatë mesditës së djeshme, situata u paraqit kritike edhe në disa fshatra të Gramshit. Në Kullollas, u shënua dhe viktima e parë në Gramsh, një 80 vjeçar, i cili humbi jetën nga asfiksia. Ishte zjarri që ai ndezi në oborrin e shtëpisë së tij, që u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhe fshatra të tjerë të zonës. 9 fshatra u evakuuan.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…