Open Cinema në Devoll, kolazh me kolonat zanore të filmave shqiptarë

Aktiviteti Open Cinema – Kinemaja shëtitëse në Shqipëri, këtë vit shënon edicionin e tij të 9-të.


Aktiviteti Open Cinema – Kinemaja shëtitëse në Shqipëri, këtë vit shënon edicionin e tij të 9-të. Ekrani gjigant i kinemasë është ngritur në disa qytete të vendit, ku përveç filmave, publiku ka mundur të ndjekë edhe disa nga emrat më të njohur të këngës shqipe.

Këtë fundjavë “Open Cinema” ishte i pranishëm në Devoll, në zemër të Bilishtit, ku një numër i madh banorësh u mblodhën për të ndjekur spektaklin kinematografik.

Surpriza, artistë e këngëtarë të njohur ishin më herët edhe në qytetin e Kavajës, në sheshin qendror. Aktiviteti, i cili u zhvillua në datat 6, 7 dhe 8 gusht, mes të tjerash solli edhe një kolazh të kolonave zanore të filmave shqiptarë si dhe një homazh kushtuar “Nderit të Kombit”, Margarita Xhepa. Pas Devollit, ky aktivitet do të shkojë në Kamzë.

Kinemaja shëtitëse është nje nga ngjarjet më të dashura të sezonit turistik veror, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Ambasada e Spanjës në Shqipëri dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Synimi i këtij aktiviteti është të çojë artin filmin edhe në ato qendra ku nuk ka kinema.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…