Përcaktohen organizatat sindakale dhe të punëdhënësve, pjesë e Këshillit Kombëtar të Punës

Këshilli i Ministrave përcaktoi në mbledhjen e sotme organizatat sindakale dhe të punëdhënësve që janë pjesë e Këshillit Kombëtar të Punës.


Këshilli i Ministrave përcaktoi në mbledhjen e sotme organizatat sindakale dhe të punëdhënësve që janë pjesë e Këshillit Kombëtar të Punës.

Vendimi u mor me propozim të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sipas listës së miratuar, organizatat e punëdhënësve dhe organizatat sindikale, anëtare të Këshillit Kombëtar të Punës, janë, si më poshtë:

Për organizatat e punëdhënësve:

a) Bashkimi i Bizneseve Shqiptare (BIZNES ALBANIA): 1 anëtar, 1 kandidat;
b) Shoqata Shqiptare e Bankave (SHSHB): 1 anëtar, 1 kandidat;
c) Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH): 1 anëtar, 1 kandidat;
ç) Shoqata Shqiptare e Turizmit (SHSHT): 1 anëtar, 1 kandidat;

d) Byroja Shqiptare e Sigurimeve (BSHS): 1 anëtar, 1 kandidat;
dh) Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH): 1 anëtar, 1 kandidat;
e) Bashkimi i Investitorëve dhe Industrialistëve Shqiptarë (BI&ISH): 1 anëtar, 1 kandidat;
ë) Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” (SHBPSH): 1 anëtar, 1 kandidat;

f) Shoqata Proexport Albania (SHPA): 1 anëtar,1 kandidat;
g) Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave (SHBPB): 1 anëtar, 1 kandidat.
Për organizatat sindikale:

a) Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH): 1 anëtar,1 kandidat;
b) Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH): 1 anëtar, 1 kandidat;
c) Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë (SPMSH): 1 anëtar, 1 kandidat;
ç) Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Ndërtimit dhe Shërbimeve Publike të Shqipërisë (SPPNSHPSH): 1 anëtar,1 kandidat;

d) Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH): 1 anëtar, 1 kandidat;
dh) Federata e Sindikatave të Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë (FSPSHSH): 1 anëtar, 1 kandidat;
e) Federata e Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH): 1 anëtar, 1 kandidat;
ë) Federata e Sindikatave të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikaciont të Shqipërisë (FSPTTSH): 1 anëtar, 1 kandidat;

f) Sindikata e Punonjësve të Postë – Telekomit Shqiptar (SPPTSH): 1 anëtar, 1 kandidat;
g) Sindikata Autonome e Ushqimit, Agrikulturës, Tregtisë dhe Turizmit të Shqipërisë (SAUATT): 1 anëtar, 1 kandidat.
Vendimi përcakton se emërimi i anëtarëve dhe i kandidatëve të Këshillit Kombëtar të Punës bëhet nga ministri përgjegjës për punën, sipas propozimeve të organizatave. Vendimi i mëparshëm i vitit 2022 shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…