Rama: “Listë e zezë” për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, jo më leje ndërtimi

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot krijimin e një “liste të zezë” të ndërtuesve që nuk respektojnë rregullat dhe pamundësimin e tyre për të marrë leje ndërtimi.


Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot krijimin e një “liste të zezë” të ndërtuesve që nuk respektojnë rregullat dhe pamundësimin e tyre për të marrë leje ndërtimi.

Rama ishte sot në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes ku u prezantua një start up i disa të rinjve shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit.

Kryeministri theksoi se “do të ndërtohet një plan masash të reja represive që do të duhet të balancojnë pjesën e gjithë mbështetjes dhe të gjithë kanaleve të reja që do të përpiqemi të hapim për industrinë e ndërtimit”.

“Në të kundërt e kemi të pamundur dhe mund të humbasim një shans historik dhe nuk do të na afrohet më njeri për të financuar. Nuk mundet dot që këto projekte të mëdha të realizohen ashtu si duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, kleringu dhe blerësit që sjell rasti brenda për brenda vendit”, tha Rama.

Sipas tij, “janë disa hapa që do të parashihen ligjërisht, duke përfshirë garancitë për projektet, si dhe listën e zezë të ndërtuesve që nuk respektojnë rregullat dhe pamundësinë për të marrë më leje”.

“Mendoj që gjëja më e udhës është që ju të merrni kontakte të veçanta me grupin e këtyre arkitektëve financiarë që ka vërtetë një potencial të madh për t’u zhvilluar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e projekteve tuaja. Ju duhet të merrni kontakte konkrete ku të tregoni projektet, të dëgjoni konkretisht se çfarë bëjnë dhe si e realizojnë këtë gjë”, iu drejtua Rama investitorëve të pranishëm në këtë takim.

Kryeministri nënvizoi se “fondet sot në dispozicion për të investuar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri janë pa limit”.

“Ne e kemi parë, janë disa fonde që na kanë ardhur këtu dhe flasim me shifra me nga 100 mijë nga 500 mijë në 1 miliard, 2 miliardë, 3 miliardë, të gatshëm që të investojnë në forma të ndryshme me bashkëfinancim dhe me bashkëpunim me investitorët dhe ndërtuesit tanë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri theksoi se “ajo që na ka penguar që t’i nxisim që ta bëjnë këtë gjë menjëherë është frika e madhe se mos gjendemi në kushtet kur dy kushtet themelore për këto fonde, që janë koha dhe cilësia, nuk përmbushen”.

‘Nëse nuk përmbushen, mjafton një dështim i madh që këto fonde të mos afrohen më në Shqipëri për 20 vjet. Kemi dashur të jemi të ngadaltë. Ndërkohë dua t’ju informoj po ashtu se tani kemi filluar dhe në 2-3 vitet në vijim do ta bëjmë shumë intensive pjesëmarrjen tonë në panairet dhe ekspozitat më të mëdha të pasurive të patundshme për të prezantuar projektet dhe investimet potenciale, investitorët me palë të tjera të interesuara”, theksoi Kryeministri.

Por të gjitha këto, sipas tij, “kërkojnë garanci dhe garancia është realizimi i projektit në mënyrë shumë besnike”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

e-Gate, sistemi modern i kalimit kufitar do të shtrihet edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

e-Gate, sistemi modern i kalimit kufitar do të shtrihet edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do…