Forcim i bashkëpunimit rajonal në rikuperimin e aseteve me origjinë kriminale

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC)


Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), i zhvilluar në Tiranë, me fokus në forcimin e mekanizmave për rikuperimin dhe menaxhimin e aseteve me origjinë kriminale.

Gjatë diskutimeve mbi menaxhimin e pasurive pas konfiskimit dhe iniciativat për ripërdorim social, Xhaja prezantoi përvojën shqiptare në këtë drejtim, duke ndarë shembuj konkretë të pasurive të konfiskuara që janë vendosur në funksion të interesit publik.

“Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara është jo vetëm një mënyrë efektive për të kthyer drejtësinë në komunitet, por edhe një mundësi për të ndërtuar besimin e qytetarëve te institucionet”, u shpreh Xhaja, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë proces.

Xhaja shprehu gatishmërinë e AAPSK për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, si edhe me aktorët e tjerë vendas, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të projekteve dhe nismave për ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara.

Kryeadministratorja e AAPSK vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e ndarjes së përvojave midis vendeve të rajonit dhe më gjerë, si edhe nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, me qëllim ngritjen e kapaciteteve teknike dhe institucionale në këtë fushë.

Workshop-i mblodhi përfaqësues nga zyrat e rikuperimit të aseteve edhe nga vendet të rajonit, si Kosova dhe Bosnje-Hercegovina, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, për të ndarë përvojat më të mira dhe për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar në luftën kundër krimit të organizuar dhe pasurive të paligjshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.