ILD dhe organizata të shoqërisë civile diskutojnë prioritetet për drejtësinë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një takim pune me organizata të shoqërisë civile (OSHC), që kanë në fokus të punës së tyre drejtësinë dhe të drejtat e njeriut


Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një takim pune me organizata të shoqërisë civile (OSHC), që kanë në fokus të punës së tyre drejtësinë dhe të drejtat e njeriut për të diskutuar mbi pikat e forta e të dobëta të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe prioritetet për të ardhmen.

Përveç organizatave të shoqërisë civile të ftuar në takim ishin edhe partnerë ndërkombëtarë më të cilët ILD bashkëpunon prej vitesh, nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, OPDAT, Prezenca e OSBE, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe misioni EU4 Justice, që mbështeti këtë aktivitet.

Metani bëri një paraqitje grafike të dinamikës së punës së ILD-së gjatë vitit 2024, duke u ndalur tek funksionet kryesore të institucionit, lidhur me administrimin e trajtimin e ankesave, hetimin e procedimin disiplinor dhe inspektimet.

Më tej, Inspektori i Lartë i Drejtësisë paraqiti ecurinë e veprimtarisë së ILD-së ndër vite, me të dhëna konkrete, që prej nisjes së funksionimit, në vitin 2020 dhe synimet për rritjen e efikasitetit të punës, në funksion të transparencës e forcimit të besimit të publikut tek ILD dhe institucionet e drejtësisë.

Metani iu përgjigj interesimit të pjesëmarrësve për aspekte të punës ndër vite të ILD-së, por edhe për zhvillime jashtë institucionit mbi rolin dhe pritshmëritë publike. Duke vlerësuar si shumë të çmuara kontributet e sugjerimet që u përcollën në takim nga organizatat e shoqërisë civile, Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerësoi si të nevojshme edhe raportet monitoruese që bëhen për ILD-në, së fundmi nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

“Raportet e monitorimit të Shoqërisë Civile ndaj ILD-së janë tregues se ky institucion është i monitorueshëm, pavarësisht nëse biem apo jo dakord me gjetjet e përcjella, sepse në fund të fundit kështu funksionon demokracia. E rëndësishme është që puna e një institucioni monitorohet, analizohet e vlerësohet dhe ky është një mekanizëm demokratik për t’u ushqyer e vlerësuar”, shtoi ai.

Në mbyllje të takimit pjesëmarrësit bashkëndanë qëndrimin se kontaktet profesionale i shërbejnë të kuptuarit të dinamikave të punës, jo vetëm të institucionit, por edhe të nevojave e prioriteteve për t’u përcaktuar e zbatuar.

Burimi ATSH

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…