Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Hapja e pikës kufitare pritet ta kthejë Jugun e Shqipërisë në një qendër të vërtetë të turizmit mesdhetar.


Qeveria ka miratuar sot hapjen zyrtare të pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), duke i çelur rrugën qarkullimit ajror ndërkombëtar të udhëtarëve vendas dhe të huaj përmes kësaj porte të re ajrore.

Ky vendim vjen si vazhdimësi e përgatitjeve intensive për operacionalizimin e aeroportit dhe pason fluturimin e parë certifikues të realizuar më 8 maj 2025, një moment kyç që dëshmoi gatishmërinë e tij për të mirëpritur linjat ajrore ndërkombëtare.

Aeroporti i Vlorës, një nga investimet më strategjike për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit, pritet të kthehet në një pikë të rëndësishme hyrëse për Shqipërinë, veçanërisht për rajonin jugor.

Me një vendndodhje ideale, më pak se një orë larg destinacioneve më të njohura turistike dhe qyteteve bregdetare, ai synon të tërheqë mijëra vizitorë çdo vit dhe të nxisë investimet e huaja direkte.

Hapja e pikës kufitare pritet ta kthejë Jugun e Shqipërisë në një qendër të vërtetë të turizmit mesdhetar.

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kurrën e kurrës Shqipëria nuk do bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kurrën e kurrës Shqipëria nuk do bëhet pengesë në asnjë formë për të vonuar…