Gjenevë, Shqipëria pjesë e forumit global për mbrojtjen e konsumatorit

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori pjesë në Konferencën e 9-të të UNCTAD, për çështjet e mbrojtjes së konsumatorit, e cila u zhvillua në Gjenevë, Zvicër.


Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori pjesë në Konferencën e 9-të të UNCTAD, për çështjet e mbrojtjes së konsumatorit, e cila u zhvillua në Gjenevë, Zvicër.

Konferenca ndërkombëtare, e organizuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), mblodhi përfaqësues të lartë qeveritarë, ekspertë dhe institucione ndërkombëtare, për të diskutuar sfidat dhe politikat më të mira për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Kjo është hera e parë që Shqipëria bëhet pjesë e kësa konference.

UNCTAD, si një nga organet kryesore të OKB-së, promovon zhvillimin e qëndrueshëm, integrimin e vendeve në zhvillim në ekonominë globale, dhe politika gjithëpërfshirëse tregtare në funksion të mbrojtjes së konsumatorit.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin institucional për forcimin e mekanizmave kombëtarë për mbrojtjen e konsumatorit, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Lexo më shumë nga

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…