Pas Vlorës, Rama në Fier dhe Durrës: Domosdoshmëri vetëpastrimi i brendshëm

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në platformat sociale, se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në Durrës dhe Fier.


Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në platformat sociale, se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në Durrës dhe Fier.

Rama u shpreh se sot pasdite do të zhvillojë takime në bashkinë e Fierit dhe atë të Durrësit, ku sipas Kryeministrit do të vazhdohet e njëjta përpjekje për një vetëpastrim dhe vetëlehtësim të brendshëm i strukturës, si një domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz.

“Por, edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha, një realitet në transformim të vazhdueshëm dhe me ngarkesat të vazhdueshëm me sy të freskët. Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje e shtuar dhe një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier janë histori, por janë një histori e shkruar nga dhjetëra-mijërat e mbështetësve dhe mbështetëseve tona në territor dhe diasporë që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, “janë ata mbështetës që kanë nevojë për më shumë cilësi jete dhe cilësia e jetës në qytet varet nga cilësia e hapësirave të përbashkëta. Dhe janë ata mbështetës që duan të ecin lirisht në këmbë, që duan patjetër që të shërbehen me cilësi dhe dinjitet, me pastërti, me pastërti të kudondodhur që e sigurojnë strukturat e bashkive, por që e sigurojnë edhe njësitë e shërbimeve”.

Rama nënvizoi se “janë ata mbështetës që bëjnë biznes, që kanë njësitë e shërbimeve, dhe duan që ata të vazhdojnë të bëjnë sukses, fitim por jo duke zaptuar territore, duke u zgjeruar përtej atij kufirit ndarës të ligjshmërisë që e bën trotuarin një hapësirë bashkëjetese dhe jo një hapësirë për t’u pushtuar që e bën bllokun e banimit dhe hapësirën në mes të bllokut të pallateve një hapësirë të përbashkët, jo duke vendosur trarë e duke marrë lekë ilegalisht për parkime në pronë private, e që e bën dhe pronën një komponent të bashkëjetesës dhe jo një element të dhunës”.

“Të njëjtën gjë do të bëjmë në Vlorë, do të vazhdojmë të bëjmë në Tiranë, Fier, Durrës, Shkodër, sepse këto qytete kanë marrë një hov të madh. Do të përballen me sfida të reja. Është e papranueshme që Vlora të vuajë një furnizim të rregullt me ujë, aty ku furnizimi me ujë nuk pengohet nga mungesa, por nga paaftësia dhe paturpësia dhe që menjëherë zgjidhet sapo ndryshon koka e punës”, pohoi Rama.

Rama tha se është koha për një riorganizim dhe një rishikim të të gjithë komponentëve të punës, që sipas Kryeministrit do të vlejë dhe do të krijojë një vlerë të shtuar në gjithë periudhën në vijim.

“Ka shumë e shumë për të bërë, kemi shumë projekte të rëndësishme. Në Durrës kemi zhvillime të reja shumë të rëndësishme në të gjitha aspektet, projekte të mëdha në infrastrukturë, turizëm, në Vlorë po ashtu, Fier, në Shkodër, Tirana nuk diskutohet dhe mbi të gjitha kemi një besim të madh për të kthyer mbrapsht, pavarësisht pengesave të mëdha”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.