Koçiu: 16 963 të trajtuar në qendrat shëndetësore verore nga 1 qershori, deri në 6 korrik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se nga data 1 qershor, deri në 6 korrik 2025 janë trajtuar 16 963 pushues në 36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin.


Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në funksion të plotë për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë, në 7 ditët e javës, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se nga data 1 qershor, deri në 6 korrik 2025 janë trajtuar 16 963 pushues në 36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin.

Sipas Koçiut, nga 16 963 pushues të trajtuar, 12 570 qytetarë janë shqiptarë (74%) dhe 4 386 turistë të huaj (26%).

Ministrja Koçiu tha se stafet shëndetësore në këto qendra janë çdo ditë pranë pushuesve, në çdo cep të bregdetit, në këto ditë të nxehta vere.

“Qendrat Shëndetësore Verore, të hapura 24/7, po shërbejnë si pika kyçe ndihme për mijëra qytetarë vendas dhe të huaj që kanë nevojë për kujdes shëndetësor gjatë pushimeve”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Qendrat shëndetësore verore janë të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, si dhe duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

Ekipet mjekësore janë të pozicionuara dhe të gatshme të reagojnë në çdo rast urgjence apo nevoje për këshillim mjekësor, duke ofruar një kujdes shëndetësor të standardeve të larta në të gjitha zonat turistike të vendit.

Përveç qendrave shëndetësore, Urgjenca Kombëtare ka vendosur në dispozicion të pushuesve 20 vendqëndrime fikse me autoambulanca në zonat më të frekuentuara turistike. Gjithashtu po përdoren edhe motoambulancat, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e ndërhyrjeve mjekësore duke shmangur trafikun e rënduar të sezonit.

Ibrahimaj: Shqipëria po shihet si një platformë rajonale zhvillimi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se Shqipëria po hyn në një fazë të re të transformimit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ibrahimaj: Shqipëria po shihet si një platformë rajonale zhvillimi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se Shqipëria po hyn në një fazë të re të transformimit…