RinCamp 2025, Muzhaqi: Në qendër të vëmendjes shëndeti mendor i të rinjve

Ministria për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë nisën kampin veror RinCamp 2025, i cili zhvillohet në Jalë nga data 2 deri më 6 korrik.


Ministria për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë nisën kampin veror RinCamp 2025, i cili zhvillohet në Jalë nga data 2 deri më 6 korrik.

Ky kamp, tashmë një traditë e përvitshme, mbledh 100 të rinj nga e gjithë Shqipëria, dhe shërben si një platformë e mirë për të rritur socializimin dhe ndërveprimin rinor, përmes shkëmbimit të përvojave, përfshirjes në trajnime dhe aktivitete që fuqizojnë aftësitë e tyre personale, emocionale dhe shoqërore.

Përmes sesioneve të hapura të diskutimit me profesionistë të fushave të ndryshme, diskutime me përfaqësues të pushtetit lokal dhe të institucioneve qendrore, RinCamp 2025 synon të kthehet në një hapësirë frymëzuese ku të rinjtë jo vetëm marrin dije, por edhe japin ide dhe propozime konkrete për përmirësimin e politikave rinore.

Shëndeti mendor është përzgjedhur si temë qendrore e takimit të këtij viti si një nga çështjet më shqetësuese të brezit të ri.

Të rinjtë kanë mundësi që në një letër, në mënyrë krejt anonime të artikulojnë problemin e tyre, i cili do të trajtohet nga psikologë të ftuar gjatë ditëve të organizimit të kampit. Kjo nismë synon që të fuqizojë të rinjtë të mposhtin frikën dhe madje të jenë aktiv në përballimin e problemeve dhe vështirësive që hasin.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vlerësoi se ky takim rinor është një moment shumë i mirë për tu informuar mbi nisma dhe përpjekje në shërbim të tyre.

“Mbi të gjitha ky kamp shërben për të nxitur socializimin mes të rinjve nga e gjithë Shqipëria që mund të përkthehet në nisma rajonale rinore mes tyre”, tha Muzhaqi.

RinCamp 2025 vjen si pjesë e një sërë nismash dhe program është ndërmarra nga Ministria për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë, që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre aktive në zhvillimet shoqërore, arsimore dhe ekonomike të vendit.

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, së fundmi kaloi në Këshillin e Ministrave ndryshimet në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Këto ndryshime ndërtojnë një platformë të konsoliduar për integrimin e të rinjëve në administratënshtetërore dhe trajtimin financiar të tyre. Programe të tjera të rëndësishme si program i nismave komunitare dhe i talenteve kanë marrë udhë dhe janë një investim shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjve.

RinCamp 2025 mbetet një shembull i mirë se si institucionet mund të krijojnë ura komunikimi të vërtetë me brezin e ri, duke e vlerësuar si partner strategjik në ndërtimin e një Shqipërie më të fortë, më të shëndetshme dhe më të përfshirë për të gjithë.

Burimi ATSH

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.