Projektligji për markat tregtare, Rama: Garanton treg të ndershëm dhe siguri ligjore

Në Komisionin për Çështjet Ligjore u shqyrtua sot projektligji “Për Markat Tregtare”, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.


Në Komisionin për Çështjet Ligjore u shqyrtua sot projektligji “Për Markat Tregtare”, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama duke folur për këtë projektligj, tha se bëhet fjalë për një nismë thelbësore për modernizimin e kuadrit ligjor në fushën e pronësisë industriale dhe për përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Rama tha se ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet për të përafruar sistemin tonë ligjor me acquis të BE-së dhe për të garantuar një kuadër ligjor bashkëkohor të qartë dhe të zbatueshëm, i cili u përgjigjet nevojave të tregut shqiptar, sfidave të kohës dhe kërkesave të aktorëve ekonomikë.

“Ligji aktual për pronësinë industriale është miratuar në vitin 2008 në një kohë kur dinamikat e tregut shqiptar ishin ndryshe nga ato që kemi sot. Pavarësisht ndryshimeve të pjesshme që janë kryer ndër vite, pjesa që përfaqëson markat tregtare ka mbetur e njëjta dhe nuk i përgjigjet zhvillimeve të vrullshme të tregut dhe regjistrimit të markave në vendin tonë”, tha ajo.

Sipas Ramës, ky ligj në praktikë rregullon jo vetëm çështjen e markave tregtare, por edhe ata to që kanë të bëjnë me objekte të tjera të pronësisë industriale si patentat, modelet e përdorimit, dizenjot industriale dhe treguesit gjeografikë.

“Kjo përqasje e përbashkët ka krijuar jo pak problematika në administrimin e çështjeve të markave, pasi procedurat dhe kërkesat për çdo kategori janë të veçanta dhe kërkojnë një trajtim të diferencuar. Në këtë kuadër është parë e nevojshme për markat tregtare që të rregullohen me një ligj të veçantë për shkak të rolit e tyre në tregun e lirë, konkurrencën e ndershme, mbrojtjen e konsumatorit, dhe krijimin e një klime të sigurt për biznesin”, pohoi Rama.

“Projektligji është hartuar duke u bazuar në ligjin evropian dhe direktivat e BE-së, standardet dhe përvojat më të mira ndërkombëtare dhe nevojat praktike të konstatuara në Shqipëri”, tha ajo.

Gjithashtu, zëvendësministrja e MEKI-t nënvizoi faktin se ligji sjell risi si procedura të plota për regjistrimin, mbrojtjen dhe administrimin e markave, mbrojtje më të fortë ligjore kundër shkeljeve dhe abuzimeve, përafrimin me standardet e BE-së për trajtim të barabartë të gjithë operatorëve, masa konkrete për të ndaluar mallrat dhe shërbimet që shkelin të drejtat e markës, përfshirë konfiskimin dhe ndalimin e tyre në treg.

“Projektligji vjen si përgjigje ndaj rritjes së konflikteve për të drejtat e markave në Shqipëri si pasojë e një tregu konkurrues dhe në tentativë për të regjistruar marka të ngjashme me ato ekzistuese. Qëllimi është që të forcojë sigurinë ligjore, të ulë konfliktet dhe të krijojë një treg të ndershëm dhe të përafërt me BE-në”, cilësoi Rama.

Projektligji u miratua me shumicë votash pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Lexo më shumë nga

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…