Ulet papunësia tek të rinjtë në tremujorin e dytë të 2025-ës

Tregu i punës për të rinjtë vijoi të shfaqë përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025.


Tregu i punës për të rinjtë vijoi të shfaqë përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë një rritje të shkallës së punësimit për grupmoshën 15-29 vjeç, e cila është rritur me 0,9 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të vitit, dhe me 1,4 pikë përqindje në raport me tremujorin e fundit të vitit 2024.

Paralelisht, është shënuar edhe një ulje e konsiderueshme e shkallës së papunësisë për të njëjtën grupmoshë.

Aktualisht, papunësia te të rinjtë është në nivelin 17,9%, çka përfaqëson një ulje me 2,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të 2024-ës dhe me 1,3 pikë përqindje krahasuar me fundin e atij viti.

Një pjesë e madhe e të rinjve që nuk janë aktivë ekonomikisht, pra që nuk janë as në punë dhe as në kërkim aktiv të saj, deklarojnë se janë nxënës, studentë ose ndjekin forma të ndryshme trajnimi.

Konkretisht, 72,7 % e të rinjve ekonomikisht jo-aktivë i përkasin kësaj kategorie.

Ndërkohë, një përqindje shumë e vogël, vetëm 1,1 %, janë klasifikuar si të papunë të dekurajuar, të rinj që kanë hequr dorë nga kërkimi i një vendi pune për shkak të mungesës së besimit se do të gjejnë punësim.

Të dhënat pasqyrojnë një ecuri pozitive të tregut të punës për të rinjtë, e ndikuar nga dinamika të reja në ekonomi, politika nxitëse të punësimit dhe përfshirje më e lartë në programe edukimi dhe trajnimi profesional.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…