Ekonomia u rrit me 3,39% në tremujorin e parë 2025

Ekonomia shqiptare vijon të shfaqë shenja të qëndrueshme të rimëkëmbjes dhe rritjes.


Ekonomia shqiptare vijon të shfaqë shenja të qëndrueshme të rimëkëmbjes dhe rritjes.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma reale, u rrit me 3,39% në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referua të dhënave, kontributi më i madh në këtë rritje i përket sektorit të administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë, i cili shënoi një rritje të ndjeshme prej 18,92%, duke kontribuar me 2,24 pikë përqindje në totalin e PBB-së.

Kjo rritje lidhet ngushtë me rritjen e shpenzimeve publike dhe investimeve në shëndetësi e arsim, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fuqizimin e kërkesës së brendshme dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Po ashtu, sektori i pasurive të paluajtshme vijoi trendin pozitiv, me një rritje prej 8,03% dhe një kontribut prej 0,43 pikë përqindje në PBB.

Edhe grupi i tregtisë, transportit dhe akomodimit shënoi rritje të qëndrueshme prej 2,12%, i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 1,78% rritje.

Në kahun tjetër, disa sektorë kyç si industria, energjia dhe uji pësuan rënie të ndjeshme me 5,66%, duke kontribuar negativisht me 0,66 pikë përqindje, ndërsa bujqësia, pyjet dhe peshkimi ranë me 2,76%.
Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024, PBB e përshtatur sezonalisht shënoi një rritje prej 0,65%. Sërish, rritja më e madhe u regjistrua në administratë publike, arsim dhe shëndetësi me 3,90%, si dhe në ndërtim me 3,69%.

Në të kundërt, sektori i informacionit dhe komunikacionit pësoi rënie me 3,94%, i ndjekur nga financat dhe sigurimi me 1,58%.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se konsumi final i popullatës shënoi një rritje prej 2,47%, ndërsa konsumi final i qeverisë u rrit ndjeshëm me 7,34%.

Investimet po ashtu u rritën me 2,89%, ndërsa eksportet shënuan një rritje të fortë me 9,51%, përballë një rritjeje më të ngadaltë të importeve prej 1,69%.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollë dinjitoze në Shezë të Peqinit, hapësirë e re për të gjithë komunitetin

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollë dinjitoze në Shezë të Peqinit, hapësirë e re për të gjithë komunitetin

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një…