Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e ASHK, hap drejt modernizimit të sistemit të pronës

Ky udhërrëfyes u prezantua nga drejtoresha e përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, e cila theksoi rëndësinë e këtij angazhimi për të ndërtuar një administratë më efikase, më transparente dhe të orientuar plotësisht drejt qytetarit.


Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ndërministror për Tokën, është miratuar zyrtarisht “Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028”, një plan konkret dhe i zbatueshëm pune, që vendos hapat për transformimin digjital të sistemit të pronësisë në Shqipëri.

Ky udhërrëfyes u prezantua nga drejtoresha e përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, e cila theksoi rëndësinë e këtij angazhimi për të ndërtuar një administratë më efikase, më transparente dhe të orientuar plotësisht drejt qytetarit.

Sipas saj, digjitalizimi i plotë dhe regjistrimi fillestar, sjell një sërë përmirësimesh.

“Ky proces, rrit besueshmërinë e të dhënave të pronësisë; Siguron akses më të shpejtë dhe më të saktë në të dhëna për qytetarët dhe institucionet; Ul mundësinë për abuzime dhe manipulime me dokumentacionin e pronësisë; Përmbush kriteret e integrimit europian, në veçanti standardet e BE për administrimin e tokës dhe siguron plotësimin me tituj pronësie dhe regjistrimin e tyre në regjistrin kadastral”, tha ajo.

Goxhobelli, vuri në dukje se, përmes këtij procesi digjitalizohet dokumentacioni tekniko-ligjor, kartelat e pronësisë dhe hartat kadastrale, të cilat përbëjnë bazën themelore të të dhënave kadastrale në vend.

“Këto janë dokumente të domosdoshme për të vërtetuar dhe mbrojtur të drejtën e pronësisë”, theksoi ajo.

Ndërsa Regjistrimi Fillestar është një proces i domosdoshëm për plotësimin me titull pronësie dhe regjistrimin e pronës në regjistrin kadastral. Këtij procesi do t’i nënshtrohen 274 zona kadastrale në të cilat nuk është kryer më parë një regjistrim i tillë. Objektivi kombëtar është përfundimi i plotë i regjistrimit fillestar brenda vitit 2028.

Afatet e zbatimit janë: Deri në fund të 2025-s përfundon skanimi dhe arkivimi elektronik i të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor referues; Deri në fund të 2026-s përfundon digjitalizimi i kartelave të pronësisë dhe i hartave kadastrale; Po në 2026-n përmbyllet regjistrimi fillestar në 95% të zonave kadastrale të vendit; Në 2028-n përmbyllet regjistrimi fillestar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Goxhobelli theksoi se ASHK është e angazhuar ta zbatojë me sukses këtë plan, në bashkëpunim me institucionet publike, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe me fokus të pandërprerë tek qytetari.

“Ky udhërrëfyes përfaqëson një hap vendimtar për të ndërtuar një sistem të integruar dhe të besueshëm të pronësisë në funksion të qytetarëve, ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit”, deklaroi ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.