Prezantohet studimi i fizibilitetit për krijimin e Qendrës Kërkimore për Zhvillimin Vendor në Gjirokastër

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, prezantoi sot gjetjet e studimit të fizibilitetit për ngritjen e një Qendre Kërkimore për Zhvillimin Vendor pranë këtij institucioni të arsimit të lartë.


Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, prezantoi sot gjetjet e studimit të fizibilitetit për ngritjen e një Qendre Kërkimore për Zhvillimin Vendor pranë këtij institucioni të arsimit të lartë.

Në këtë veprimtari merrnin pjesë staf akademik, përfaqësues të qeverisë, të shoqërisë civile, studentë dhe aktorë vendorë, për të diskutuar rolin kyç të kërkimit shkencor dhe të dhënave në mbështetje të hartimit të politikave dhe promovimit të zhvillimit vendor të qëndrueshëm.

Takimi u hap nga prof. dr. Jaho Cana, rektor i Universitetit të Gjirokastrës; ambasadori Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri; si dhe përfaqësues nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Në fjalën e tij, ambasadori Tarran theksoi rolin vendimtar që luan kërkimi shkencor brenda institucioneve akademike për trajtimin e çështjeve komplekse me të cilat përballen komunitetet vendore.

“Organet e qeverisjes vendore janë në vijën e parë të përpjekjeve për përballimin e sfidave si rritja ekonomike, shpopullimi, degradimi i mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Një qendër e dedikuar kërkimore mund të sigurojë mjetet, analizat dhe ekspertët e nevojshëm për të mbështetur vendimmarrjen e bazuar në të dhëna shkencore dhe për të forcuar qëndrueshmërinë afatgjatë”, u shpreh ai.

Studimi i fizibilitetit, i realizuar nga një ekspert i kontraktuar nga Prezenca e OSBE-së, u përgatit pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me stafin akademik, bashkitë dhe aktorët vendorë.

Ai identifikon nevojat, mundësitë dhe modelet e mundshme për krijimin e një qendre kërkimore ndërdisiplinore, e cila do të mbështesë hartimin e politikave, zhvillimin ekonomik e social vendor dhe forcimin e fuqizimin e kapaciteteve rajonale.

Kjo nismë realizohet në kuadrin e angazhimit të vazhdueshëm të Prezencës së OSBE-së për forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri, përmes futjes së instrumenteve dhe mekanizmave të rinj në bashkëpunim me e organet e qeverisjes vendore, shoqërisë civile, botës akademike dhe sektorit privat, me synim promovimin e rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në mbarë vendin.

Burimi ATSH

Gonxhja: Mbi 42 mijë vizitorë në sitet e trashëgimisë kulturore gjatë dy muajve

Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Mbi 42 mijë vizitorë në sitet e trashëgimisë kulturore gjatë dy muajve

Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të…