Punonjësit e Autoritetit të Dosjeve dhurojnë gjak

Sot, punonjësit e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit iu përgjigjën ftesës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke u bërë pjesë e seancës së dhurimit vullnetar të gjakut.


Sot, punonjësit e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit iu përgjigjën ftesës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke u bërë pjesë e seancës së dhurimit vullnetar të gjakut.

Në njoftim të Autoritetit të Dosjeve, thuhet se “ky ishte një gjest i thjeshtë, por me vlerë të jashtëzakonshme, një akt solidariteti që përçon mesazhin se çdo pikë gjaku mund të jetë një shpresë për jetë”.

“Falënderojmë të gjithë kolegët që kontribuan me ndërgjegje dhe përkushtim, duke e kthyer këtë thirrje në vepër konkrete për pacientët që kanë nevojë për ndihmë. Humanizmi nuk njeh detyrë, ai buron nga zemra”, thuhet në njoftim.

14 Qershori është Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, ndërsa kjo ditë vjen jo vetëm si një thirrje për ndërgjegjësimin ndaj nevojave për gjak të sigurt, por edhe si një falënderim për dhuruesit vullnetarë të gjakut.

Objektivat e fushatës për 2025 janë rritja e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën kritike për dhurimin e gjakut dhe plazmës dhe ndikimin që ato kanë në jetën e pacientëve, inkurajimi i dhuruesve të rinj dhe ekzistues që të japin gjak rregullisht, nxjerrja në pah e ndikimit pozitiv të dhuruesve të gjakut në shëndetin dhe mirëqenien e të tjerëve nëpërmjet dhurimit të gjakut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zagoria, një identitet i gdhendur në gur dhe në këngë

Zagoria nuk është thjesht një zonë në hartë. Është një luginë që rri e mbështjellë nga male të larta, si…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zagoria, një identitet i gdhendur në gur dhe në këngë

Zagoria nuk është thjesht një zonë në hartë. Është një luginë që rri e mbështjellë nga male të larta, si…