Hoxha – García: Universiteti i Tiranës, rol thelbësor në zhvillimin e arsimit juridik në rajon

Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha, mirëpriti sot në një takim Javier Cremades García, president i Shoqatës Botërore të Juristëve (World Jurist Association).


Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha, mirëpriti sot në një takim Javier Cremades García, president i Shoqatës Botërore të Juristëve (World Jurist Association).

Ky takim pason Kongresin e Shoqatës, mbajtur më 4–7 maj 2025 në Santo Domingo të Republikës Domenikane, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë dhe edukimit juridik.

Gjatë diskutimeve u trajtua roli thelbësor që Universiteti i Tiranës ka në zhvillimin e arsimit juridik në rajon, si dhe kontributi që mund të japë në iniciativat ndërkombëtare të Shoqatës.

Takimi shërbeu për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional.

Kongresi Botëror i Ligjit, i cili është vendosur të mbahet në Tiranë në vitin 2027, pritet të sjellë në kryeqytetin shqiptar rreth tre mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.

Universiteti i Tiranës ka një rol kyç dhe të pazëvendësueshëm në formimin e juristëve të rinj, duke ofruar një arsim cilësor, të orientuar drejt standardeve ndërkombëtare dhe kërkesave të kohës.

Si një institucion i rëndësishëm akademik në rajon, UT kontribuon në përgatitjen e brezave të rinj të profesionistëve të drejtësisë që do të luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe drejtësisë sociale.

Shoqata Botërore e Juristëve është një rrjet prestigjioz ndërkombëtar, ku marrin pjesë personalitete të shquara të sistemit gjyqësor, akademik dhe politik nga e gjithë bota.

Burimi ATSH

Balluku: Dialogu me biznesin, çelësi për ekonomi konkurruese dhe integrim në BE

Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Balluku: Dialogu me biznesin, çelësi për ekonomi konkurruese dhe integrim në BE

Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me…