Vengu: Krijojmë Qendër Rajonale të Emergjencave Civile në Shkodër

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka zhvilluar një vizitë pune në qytetin e Shkodrës, ku është takuar me drejtues vendorë për të diskutuar mbi përforcimin e kapaciteteve të reagimit në raste emergjencash dhe rritjen e sigurisë në zonat e thella të qarkut.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu theksoi angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për ndërtimin e një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm të reagimit emergjent, si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar.

Një nga projektet kryesore të prezantuara është krijimi i Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile për qarkun e Shkodrës, që do të shërbejë si pikë koordinuese për reagim të shpejtë dhe efikas në rast fatkeqësish natyrore ose situatash të jashtëzakonshme.

“Jemi të përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës parandaluese dhe për rritjen e pranisë së Forcave të Armatosura në territor”, tha Vengu, duke shtuar se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe afrimi i strukturave të sigurisë pranë komuniteteve mbetet një prioritet për sezonin veror dhe më tej.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia