Shtegu i Ngjyrave

13 kilometra të paharrueshëm nga Shishtaveci, në Çajë


Parku Natyror Korab-Koritnik, i shtrirë në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, në çdo stinë të vitit vijon të vizitohet nga turistët.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës, Lefter Gjana, tha sot për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-qershor 2025 ky park është vizituar nga rreth 10 250 vizitorë vendas e të huaj”.

Sipas tij, shtegu më i frekuentuar ka qenë Shtegu i Ngjyrave, që fillon nga Shishtaveci, deri në Çajë dhe është rreth 13 km, si dhe shtegu Brekije-Maja e Gjallicës.

Shtegu i Ngjyrave është pjesë e High Scardus Trail, shteg që kalon përgjatë kufirit të tre shteteve: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, me gjatësi 495 km. Scardus është emri latin i shtegut, që do të thotë “shumëngjyrësh”, për faktin që përgjatë shtegut kalohet në kullotat alpine më të mëdha në Evropën juglindore, në të cilat gjatë periudhës së pranverës mund të gjesh lule të shumëllojshme.

Lulja më e veçantë që mund të hasësh gjatë këtij shtegu është Zambaku shqiptar (Lilium albanicium), një bimë endemike, e cila klasifikohet si bimë e llojit të rrezikuar.

Nga qershori, deri në fund të gushtit livadhet alpine janë të mbushura me lule të shumëllojshme, ku turistët fiksojnë në aparatet e tyre fotografikë momente të paharrueshme.

Emanuel Pjetri, guidë turistike në Pukë, tha për ATSH-në se ”muaji qershor ka shënuar një fluks të lartë të të pasionuarve pas ngjitjeve në mal, krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar. Këtë fundjavë shoqërova një grup të pasionuarish pas ngjitjeve në mal prej 65 personash, disa prej të cilëve e kishin për herë të parë ngjitjen në këtë shteg dhe mbetën të mahnitur pas bukurive të kësaj zone”.

Shumica e turistëve që ngjiten në Shtegun e Ngjyrave janë vendas, por edhe nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.

“Për të shkuar në këtë shteg nisja bëhet nga stani i Hoxhës në Novosejë për në majën e Kallabakut, 2174 m ku fillon dhe Shtegu i Ngjyrave, ku sidomos në këtë stinë ofron një pamje shumë mbresëlënëse. Kthimi pastaj bëhet në fshatin Çajë”, tha Pjetri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali-Schieder: Shqipëria, vend pararojë në rrugëtimin drejt familjes europiane

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi një bisedë me raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, në Bruksel

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Spiropali-Schieder: Shqipëria, vend pararojë në rrugëtimin drejt familjes europiane

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi një bisedë me raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, në Bruksel