Koçiu: 4636 vizita në qendrat shëndetësore verore, mbi 1100 të huaj

Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në funksion të plotë për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.


Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në funksion të plotë për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se dy javë pas hapjes, 4,636 qytetarë janë paraqitur në qendrat shëndetësore verore për të marrë shërbimet që ofrohen aty.

Koçiu u shpreh se shërbimet që ofrohen në këto qendra sigurojnë një mbështetje të domosdoshme si për pushuesit vendas edhe të huaj.

“Nga 4636 vizita të kryera në të gjitha qendrat shëndetësore verore 1,111 (24%) kanë qenë shtetas të huaj dhe 3,525 (76%) shtetas shqiptarë.

“Shërbim shëndetësor 24/7 në çdo qendër verore, për një sezon të qetë dhe të sigurt”, u shpreh Koçiu.

Qendrat shëndetësore verore janë të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, si dhe duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

Ekipet mjekësore janë të pozicionuara dhe të gatshme të reagojnë në çdo rast urgjence apo nevoje për këshillim mjekësor, duke ofruar një kujdes shëndetësor të standardeve të larta në të gjitha zonat turistike të vendit.

Përveç qendrave shëndetësore, Urgjenca Kombëtare do të vendosë në dispozicion të pushuesve 20 vendqendrime fikse me autoambulanca në zonat më të frekuentuara turistike. Gjithashtu do të përdoren edhe motoambulancat, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e ndërhyrjeve mjekësore duke shmangur trafikun e rënduar të sezonit.

Burimi ATSH

Rama: Duan apo s’duan ata që nuk duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027

Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Duan apo s’duan ata që nuk duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027

Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të…