Shehu: Ekonomia, në cikël pozitiv të rritjes ekonomike dhe të kreditimit

Klodion Shehu, drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar në një intervistë për mediet, deklaroi se “aktualisht ekonomia është në një cikël pozitiv të rritjes ekonomike dhe të kreditimit”.


Klodion Shehu, drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar në një intervistë për mediet, deklaroi se “aktualisht ekonomia është në një cikël pozitiv të rritjes ekonomike dhe të kreditimit”.

Shehu vlerësoi tregun e pasurive të paluajtshme me shumë rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe për stabilitetin financiar të vendit.

Ndërkohë, ai vuri në dukje se, gjatë këtyre viteve ka pasur rritje të çmimit të pasurive të paluajtshme dhe kjo ka qenë më e shpejtë veçanërisht gjatë vitit 2024.

Nisur nga ky zhvillim, shpjegoi Shehu, Banka e Shqipërisë ka marrë masa që synojnë të fokusojnë vëmendjen e bankave në segmente të caktuara të këtyre ekspozimeve.

Konkretisht tha ai, më 1 korrik 2025, kufiri i sipërm (tavani) në treguesin e “vlerë e kredisë ndaj vlerës së kolateralit” për kreditë në monedhën lek do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë ose të dhënë me qira, ndërsa në valutë do të jetë përkatësisht 75% dhe 70% (në kushtet kur këtyre kredive iu shtohet edhe rreziku i kursit të këmbimit).

Tavani në treguesin “Shërbimi i borxhit (vlera e këstit të kredisë) ndaj të ardhurave (të kredimarrësit)” për kreditë në monedhën lek do të jetë 40% për blerjen e shtëpisë së parë dhe 35% për blerjen e një shtëpie të dytë ose për dhënie me qira. Për kreditë në valutë ky kufi përcaktohet në 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpitë e tjera.

“Respektimi i këtyre masave nga bankat tregtare do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe modifikohet sipas nevojës”, tha Shehu, ndërsa shtoi se, “fokusi i Bankës së Shqipërisë ka qenë për të trajtuar rreziqet që mund të akumulohen në këtë proces”.

Shehu tha se, “pjesa më madhe e portofolit të kredive të bankave gjendet nën nivelet kufi që Banka e Shqipërisë ka vendosur dhe vlerësimi ynë është që këto masa nuk do të ndikojnë në shtresën e mesme”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…