Shehu: Ekonomia u rrit me 3,8% në 2025-ën, rënie e kredive me probleme

Ekonomia shqiptare vijoi trendin pozitiv të rritjes gjatë vitit 2025, ndërsa sektori bankar u paraqit i qëndrueshëm, me nivele të larta kapitalizimi dhe me rënie të mëtejshme të kredive me probleme.

Shehu: Ekonomia, në cikël pozitiv të rritjes ekonomike dhe të kreditimit

Klodion Shehu, drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar në një intervistë për mediet, deklaroi se “aktualisht ekonomia është në një cikël pozitiv të rritjes ekonomike dhe të kreditimit”.