Krijohet arkivi i ri për dokumentacionin teknik të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake

Këshilli i Ministrave miratoi sot krijimin e Arkivit Qendror në Veprim për Dokumentacionin Teknik të Tipologjisë së Veçantë të Armatimit dhe Pajisjeve Teknologjike Ushtarake. Ky arkiv do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes


Këshilli i Ministrave miratoi sot krijimin e Arkivit Qendror në Veprim për Dokumentacionin Teknik të Tipologjisë së Veçantë të Armatimit dhe Pajisjeve Teknologjike Ushtarake. Ky arkiv do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të ketë selinë në Tiranë.

Sipas vendimit të qeverise arkivi ka për mision ruajtjen, përpunimin, administrimin, digjitalizimin dhe shërbimin e dokumentacionit teknik të municioneve, të prodhimit të armëve dhe çdo dokument që i shërben kësaj industrie.

Arkivi Qendror në Veprim i Dokumentacionit Teknik të Tipologjisë së Veçantë të Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake të Forcave të Armatosura ka për detyrë të tërheqë për ruajtje, administrim, digjitalizim, deklasifikim dhe shërbim të gjithë dokumentacionin e tipologjisë së veçantë të industrisë së prodhimit të armëve, të përshkruar në nenin 2, të këtij vendimi, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për arkivat.

Arkivi Qendror në Veprim për Dokumentacionin Teknik të Tipologjisë së Veçantë të Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake të Forcave të Armatosura kryen digjitalizimin e dokumentacionit tipologjik që ka në administrim, si dhe kujdeset për ruajtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin e tyre.

“Arkivi Qendror në Veprim për Dokumentacionin Teknik të Tipologjisë së Veçantë të Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake të Forcave të Armatosura ofron shërbim arkivor për qytetarët dhe subjektet e interesuara, për dokumentet e tipologjisë së veçantë të armatimit, pajisjeve teknologjike ushtarake të Forcave të Armatosura, që ka në ruajtje dhe administrim, nëpërmjet: a) shërbimit të dokumenteve të tipologjisë së veçantë, të njësuara me origjinalin; b) shfrytëzimit të tyre”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas vendimit, dokumentacioni do të ruhet për një periudhë deri në 115 vjet, ndërsa dokumentet, që përmbajnë informacion të klasifikuar, dorëzohen pas deklasifikimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për informacionin e klasifikuar. Këto dokumente dorëzohen në arkivin e përhershëm pas deklasifikimit të tyre, jo më vonë se 120 vjet.

Dokumentet do të jenë të aksesueshme për qytetarët dhe institucionet e interesuara, me pagesë dhe sipas rregullave ligjore.

Arkivi do të ketë stemën, vulën dhe logon e vet zyrtare. Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e Forcave të Armatosura janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Urgjenca Kombëtare në gatishmëri gjatë festave të fundvitit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, e shoqëruar nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj vizituan kantierin e…

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ecje e palëkundur në Rrugën e Drejtë

2025 ishte një vit kyç në histori. Këtë vit bota dëshmoi përgjegjësinë dhe angazhimin e Kinës.