INSTAT: Paga mesatare në 3-mujorin e parë, 82 mijë lekë

Paga mesatare bruto mujore gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), arriti 82 210 lekë, duke shënuar një rritje prej 11,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.


Paga mesatare bruto mujore gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), arriti 82 210 lekë, duke shënuar një rritje prej 11,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Por në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2024, paga mesatare mujore ra me 1,43%. Për kë periudhë paga mesatare mujore ishte 83 401 lekë.

Sektorët ekonomikë me pagat më të larta mbetën aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe informacioni dhe komunikacioni, të cilat tradicionalisht qëndrojnë mbi mesataren kombëtare për shkak të kërkesës për aftësi të specializuara dhe ndikimit të teknologjisë.

Sakaq, sektorët që përjetuan rritjen më të madhe të pagave ishin administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet sociale, me një rritje prej 16,7%, duke reflektuar politikat e reja të rritjes së pagave.

Në kontrast, industria pati rritjen më të vogël të pagës, me 5,2%.

Në aspektin profesional, pozicionet që kryesojnë renditjen për paga më të larta përfshijnë menaxherët, ligjvënësit dhe drejtorët ekzekutivë, si dhe specialistët me arsim të lartë, të cilët mbeten ndër profesionet më të kërkuara në treg.

Rritja më e madhe ndër profesionet u regjistrua te forcat e armatosura (+23,1%) dhe specialistët me arsim të lartë (+13,7%).

Ndërkohë, për punonjësit e kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit rritja ishte më e ulët, vetëm 5,3%.

Një tjetër zhvillim pozitiv është zhvendosja e strukturës së pagave, ku sipas INSTAT-it, vërehet ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe rritje e punonjësve me paga më të larta.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama vlerëson Röpke-n: Superhero i heshtur europian, rojtar i dialogut social

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalë në Parlamenti Europian, në seancën plenare të përfundimit të mandatit të presidentit të…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama vlerëson Röpke-n: Superhero i heshtur europian, rojtar i dialogut social

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalë në Parlamenti Europian, në seancën plenare të përfundimit të mandatit të presidentit të…