Manastirliu: Shpallen 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Në këtë thirrje aplikuan 477 studiues nga 15 vende të botës, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Francën, Zvicrën, Suedinë, Kanadanë e të tjerë.


Në kuadër të programit “READ”, një nismë e përbashkët e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), u shpallën sot 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike.

Në këtë thirrje aplikuan 477 studiues nga 15 vende të botës, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Francën, Zvicrën, Suedinë, Kanadanë e të tjerë.

55 projektet e përzgjedhura përfaqësojnë fusha me prioritet të lartë si shkencat mjekësore, teknologjia, mjedisi, energjia, turizmi, ekonomia dhe bujqësia, duke ndërlidhur studiues të diasporës me akademikë nga 13 universitete publike dhe private në Shqipëri.

Në fjalën e saj gjatë ceremonisë së prezantimit të projekteve fituese, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë:

“Sot kurorëzojmë një prej programeve të qëndrueshme, të cilat në mënyrë të pavarur kanë lindur dhe janë zhvilluar derisa u takuan së bashku, për t’u bërë një dhe për të vijuar rrugëtimin së bashku në përpjekje për të rritur cilësinë e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri, për të rritur në një nivel të ri ekselencën akademike, për të bërë të mundur që zhvillimi ndërkombëtar të pasqyrohet në zhvillimin e brendshëm, për të arritur një tjetër indikator të rëndësishëm që vetëm përmes diasporës sonë akademike, vetëm përmes bashkëpunimit dhe përmes ndërkombëtarizimit ne mundemi që të arrijmë edhe vizibilitetin kaq shumë të nevojshëm të pedagogëve tanë, të studiuesve tanë, të kërkuesve tanë, të akademikëve tanë në nivelet globale”, tha Manastirliu duke theksuar se bashkëpunimi mes diasporës dhe studiuesve vendas është një garanci për rritjen e cilësisë së kërkimit dhe shërbimit ndaj shoqërisë.

Programi READ është një nga dy programet që Ministria e Arsimit dhe AADF po realizojnë për të forcuar kapacitetet kërkimore dhe për të nxitur përthithjen e fondeve ndërkombëtare.

Manastirliu theksoi se “janë dy programe të cilat i janë dedikuar kërkimit shkencor dhe rritjes së kapaciteteve të universiteteve publike, që në bashkëpunim me AADF ne jemi duke realizuar, që është programi Read dhe programi më i ri, programi Bridge, që do të mbështesë universitete për të ngritur kapacitetet për të përthithur fonde përmes projekteve ndërkombëtare, ku padyshim dhe kontributi juaj i diasporës akademike është më se i mirëpritur”.

Manastirliu foli dhe për rolin e akademikëve dhe studiuesve shqiptarë në këtë program.

“Janë më shumë se 250 kontribues në 55 projektet, 200 prej të cilëve janë pedagogë kërkues shkencorë të universiteteve tona publike dhe private, dhe janë 55 akademikë nga diaspora, pra jeni ju, të cilët do të kontribuoni përmes këtyre projekteve në studime, në kërkime, në publikime, në artikuj dhe jeni të angazhuar tashmë në fushat e rëndësishme dhe me rëndësi strategjike për vendin, sikurse lidhen me fusha të zhvillimit teknologjik, inovacionit, mjedisit, të shëndetësisë apo dhe ato shoqërore, që ne të kemi kontribute reale që t’i vlejnë përmirësimit social, ekonomik dhe teknologjik të vendit”, nënvizoi Manastirliu.

Programi READ është pjesë e një skeme më të gjerë të mbështetjes së kërkimit shkencor ku për vitin 2025 janë shpallur gjithsej 181 projekte fituese, përfshirë dhe 126 projekte kombëtare të shpallura pak ditë më parë.

Me një rritje prej 15% të fondeve krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria vijon të ndërtojë një ekosistem kërkimi të qëndrueshëm dhe të ndërkombëtarizuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…