Maturantët e shkollës artistike “Onufri”, ekspozitë në kalanë e Elbasanit

Një grup maturantësh të shkollës artistike “Onufri” hapën një ekspozitë me titull “Identitete në Telajo” në kalanë e Elbasanit. Gjimnazistët prezantuan përmes punimeve të tyre me temën e diplomës


Një grup maturantësh të shkollës artistike “Onufri” hapën një ekspozitë me titull “Identitete në Telajo” në kalanë e Elbasanit. Gjimnazistët prezantuan përmes punimeve të tyre me temën e diplomës, copëza nga bota e brendshme, e materializuar kjo në ngjyra dhe forma të ndryshme.

Çdo vepër përtej teknikës dhe estetikës mbart një histori personale, ndërsa punimet artistike janë një dëshmi e zhvillimit të talenteve të rinj dhe e vazhdimësisë së traditës së artit në Elbasan, një qytet me rrënjë të thella kulturore.

Ekspozita tërhoqi vëmendjen e turistëve dhe artdashësve elbasanas. Të rinjtë u vlerësuan për talentin dhe përkushtimin e tyre, duke dëshmuar se arti nuk ka moshë, por ka zë dhe ky zë, këtë herë, u dëgjua përmes telajos dhe skulpturës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: Zgjidhja për pagat e magjistratëve duhet të mbrojë drejtësinë dhe paratë e qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi në Kuvend se zgjidhja e çështjes së pagave të magjistratëve duhet të mbajë në…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Zgjidhja për pagat e magjistratëve duhet të mbrojë drejtësinë dhe paratë e qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi në Kuvend se zgjidhja e çështjes së pagave të magjistratëve duhet të mbajë në…