Kumbaro: Shtojmë mbrojtjen e parqeve detare, detyrim edhe në negociatat me BE-në

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi sot ne Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi sot ne Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.

Në fjalën e saj, Kumbaro tha se “Shqipëria e ka treguar mjaft qartë duke zhvilluar të vetmen industri atë të turizmit, si një industri që nuk ndot duke shkuar nga turizmi masiv drejt atij cilësor. Detet e hapura zënë një sipërfaqe prej 64% të vëllimit në oqeane duke përfshirë ekosisteme të pasura”.

“Marrëveshja përcakton qartë kornizën ligjore në raport me madhësinë e vendit në raport me vijat bregdetare që secili vend ka se është e nevojshme që përveç mbrojtjes së hapësirave tokësore të lumenjve e të pyjeve për çka Shqipëria sot ka mbi 21.5% të territorit zonë të mbrojtur duke siguruar në të njëjtën kohë edhe zhvillimin e qëndrueshëm, të shtojmë edhe sipërfaqen e mbrojtjes së parqeve detare që ne sot i kemi, të paktën duke shtuar edhe atë më të fundit, parkun detar të Porto Palermos”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro shpjegoi më tej se çfarë do të thotë konkretisht të bërit palë në këtë marrëveshje.

“Së pari ofron bashkëpunim të zgjeruar për të përmbushur zbrazëtitë ekzistuese në konventën për të drejtën e detit, krijimin dhe vazhdimin për mbrojtjen e zonave të tjera detare, vlerësimin e ndikimeve në mjedis përmes zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në konventë për aktivitetet dhe ndikimin e tyre në mjedis, burimet gjenetike detare, parashikimet që detyrojnë shtetet mbi zgjedhjen e trajtimit të këtyre çështjeve”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “ajo që përfiton drejtpërsëdrejti Shqipëria në kapacitetet e veta është ndërtimi dhe përmirësimi i kapaciteteve dhe transferimi i teknologjisë detare, që konsiston në dhënien e mbështetjes për përforcimin e angazhimeve”.

“Ne jemi në fazën kur kemi hapur dhe negociuar me sukses disa prej kapitujve të negociatave me BE-në një prej tyre është kapitulli 27, më i gjati, më i vështiri dhe më i kushtueshmi. Është një tjetër detyrim në plotësim e kushteve të kapitullit 27, një ndër sfidat më të mëdha në negociatave me BE-në që Shqipëria të bëhet palë e kësaj marrëveshjeje me miratimin e të cilës prezantohemi javën e ardhshme në organizmin më të madh botëror që ka të bëjë me mbrojtjen e zonave të mbrojtura detare dhe oqeanike në Francë”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro i bëri apel deputetëve të miratojnë këtë projektligj.

Burimi ATSH

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…